Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Si njoha njeriun e jetes ne Veriu Portal
Publikuar me 01 Maj 2007

Si njoha njeriun e jetes ne Veriu Portal

Veriu Portal filloi aktivitetin e tij ne nentor te vitit 2004 dhe qellimi ishte qe vizitorit shqiptare ti ofrohej dicka e re dhe profesionale. Fillimisht  portali bazohej ne nje forum ku anetaret te kishin mundesi te diskutonin dhe te njiheshin. Forumi eshte vendi ideal te njohesh nje person kjo fale postimeve dhe mendimeve qe jepen gjate pergjigjeve ne temat. Historia  e cila po ju tregoj ka te beje pikerisht per anetare te forumit te cilet kane shkuar pertej nje njohjeje virtuale "Duke thyer rregullat e forumit" shaka. Te dy jane anetaresuar ne fillimin e krijimit te adreses Djali i 15 -ti dhe Vajza e 48 -ta.
Cilido te kishte qene qellimi i adreses sone nuk do te na kishte shkuar ndermend qe dy anetare te thjeshte do te kishin gjetur njeri-tjetrin pikerisht ne kete forum. Quhen Ervin dhe Lola te dy nga zona e Zadrimes e Lezhes. Ervini nga Greqia dhe Lola nga Amerika. Kur i pyesim se cfare note na jepni si Adrese, ata pergjigjen: "Padyshim 10". Edhe pse ndihemi te entuziasmuar dhe njekohesisht jo aq ne merite  qe ta quajme si arsye kryesore per bashkimin e tyre qe adresa e jone ka bere nje mrekulli dashurie.
Ervini dhe Lola nuk jane vetem njohur por as vetem te dashuruar, ata kane arritur nje qellim qe shkon pertej ketyre qe permendem. Ata kete vere (vere 2006) kane festuar martesen e tyre ne shqiperi duke thyer keshtu cdo kufi shteti, ndjenje virtuale dhe aq me teper Rregulloren. Ne kemi arritur te marrim nje interviste te shkurter me ane te Mesazheve Personale.

Emri: Ervin

Pseodonimi: Notis

Vendbanimi: Zadrime

Emigruar ne: Greqi

Notis, ne cfare viti u anetaresuat ne Veriu Portal?
E shihni tek emri i anetarizimit.

Cili ishte qellimi i anetaresimit tuaj?
Per me kalu kohen dhe per te njohur shoqeri te re.

Si e njohet Eternita?
Si u njoftuam don me thane ti, ne veriu.com.

E njihnit mepare Eternit -a?
Po se familjet tona njihen, po se kena vu re njani tjetrin se kena ik shpejt jashte shtetit.

Ishte e veshtire t'ja fitonit zemren? Dhe cila ishte "teknika" juaj?
Boll ropt. Isha vetvetja dhe gjithcka qe ndjeja e shprehja pa hile.


Besonit ne dashurine qe lindi mes jush... edhe pse shume nuk besojne ne dashurine "Virtuale"?
Dashurija jone taman lindi pas takimit me te. Virtuale ishte respekti i vecante dhe miqesia e ngushte qe lidha me te.

A mund ta quani lidhjen tuaj te jetes edhe si merite e Veriu Portal? Cfare note na jepni?
Sigurishte qe merite e vacante i takon veriut portal sepse aty fillune tana ato qe thashe ma siper. Cfare note do tu jepja nga 1-10 per mu 11.

Mesazhi?!
Kur te mendoni se ju pelqen dikush ne anen tjeter to kompjuterit atehere mos nguroni dhe takoni ate person sepse mund te jete ai / ajo qe keni kerkuar dhe keni pritur per ti dhene kuptim jetes tuaj dhe mund te behet arsyeja qe ju jetoni.

 


Emri: Lola

Pseodonimi: Eternita

Vendbanimi: Zadrime

Emigruar ne: Amerike

Eternita, ne cfare viti u anetaresuat ne Veriu Portal?
19-December 04

Cili ishte qellimi i anetaresimit tuaj?
Me kalu kohen dhe per pasur mundesine te flas shqip.

Si e njohet Notis?
Rastesisht.

E njihnit mepare Notis?
Po kemi qene ne shkolle ne Shkoder bashke dmth afer shkollat dhe plus se jemi disa here miq ne familjet tone .

Ishte e veshtire t'ja fitonit zemren? Dhe cila ishte "teknika" juaj?
Ma fitoi ai, pyt ate nese ishte e veshtire apo jo.

Besonit ne dashurine qe lindi mes jush... edhe pse shume nuk besojne ne dashurine "Virtuale"?
Besoj ne njohje virtuale por besoj ne dashuri reale.

A mund ta quani lidhjen tuaj te jetes edhe si merite e Veriu Portal? Cfare note na jepni?
Pak a shume po . Ju jap 10 dihet.

Mesazhi?!
Nese doni te funksionoje dhe te vazhdoje me gjate bejeni dashurine Reale sepse Virtualja eshte pak e veshtire dhe shume here mund te jete falso.


2018
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI