Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Si kolapsoi gjuha albaneze
Publikuar me 16 Sht 2009

Si kolapsoi gjuha albaneze

Papritmas bambinët tanë flisnin si anglezë e italianë. Menduam se fenomeni ishte i limituar, se do aplikohej vetëm te emigrantët dhe se virusi nuk do rezistonte dot. Kishim mundur sa e sa ushtri të fuqishme, me shpata e me topa, do mundnim edhe këtë pushtim soft, kështu thamë. Sa gabuam!

Ndodhi aty, nga vitet 90 e vazhdoi edhe në New Century. Në shqip filluan të inseroheshin fjalë të reja. Në fillim i pamë me difidencë e me shaka, i mbanim larg por ato maledetë ishin virus terribel. Na invaziuan sa hap e mbyll sytë. Patëm besim te xhornalistët tanë shumë bravi por nuk qënë të aftë të përballnin luftën civile, e që në oret e para u bë clear që ishin me armikun. U gjendëm vetëm, komplet të abandonuar. Papritmas bambinët tanë flisnin si anglezë e italianë. Menduam se fonemoni ishte i limituar, se do aplikohej vetëm te emigrantët dhe se virusi nuk do rezisonte dot. Kishim mundur sa e sa ushtri te fuqishme, me shpata e me topa, do mundnim edhe këtë pushtim soft, kështu thamë. Sa gabuam! Ngadalë ngadalë u përhap në gjithë Albaninë dhe pati një evolvim që ne kuptuam tëpër vonë. Bashkë me kolegun tim famoz Aqif Aqifi dilnim gati çdo natë në skuthat e rinisë dhe si ata marinarët që matin thellësinë e detit, masnim thellësinë e degjenerimit të gjuhës albaneze. Në zyra të larta mendonim plane afatgjatë për të ndalur hemoragjinë. E kuptuam vonë që tashmë ishte late.

Mbaj mend akoma se si Aqifi shtangej kur shikonte të rinjtë që i ngrinin gishtin njëri tjetrit e ja bënin Ciao.

"More po ujku i çaftë, se marr vesh." më pëshpëriste. "Tani do ketë sherr."

republick_albaniana.gifPrisnim sherrin po nuk ndodhte, dhe nuk arrija ti shpjegoja që "Ciao" do të thoshte "Tungjatjeta" e që ai gishti do të thonte  "Dakord". Aqifi shikonte vetëm njerëz që thoshin " Çahu" e ndërkohe i bënin shenjë "Hip këtu shih Stambollin"  dhe nuk kuptonte se si ky ofendim nuk sillte asnjë reaksion. Shpresonte çdo mbrëmje por nuk ndodhte asgje. "S'marrin vesh putanat që po i shajnë", i thoja. "Por do ja dalim mbarë, lufta sapo ka filluar."

Sa wrong isha edhe unë. Tepër tardi e kuptova që lufta tashmë kishte mbaruar, dhe unë e ai nuk ishim pararoja por grupi që ngel mbrapa ndërkohë që ushtria është shpartalluar. Direktorët tanë në Ministrinë e Arsimit nuk arrinin më t'na koordinonin dhe, ajo që është më e rëndë, sa herë që shkonim për të marrë udhëzime të reja gjuha e liderave tonë bëhej gjithmonë e më pak aksesibile për ne. Progresi është inevitabël, na thoshte drejtori.  Kur prezenca jonë u bë fastidiosa na hoqën qafe. Aqifi as që nuk e kuptonte, u desh t'ja thoshin nja njëzet-tridhjet herë që s'punonte më aty. Ditë për ditë paraqitej në ministri dhe nuk arrinin ti shpjegonin që e kishin  liçencuar. Unë shpëtova sepse kisha një amico lart në ministri. Shpëtova, i thënçin. S'isha më operativ, gjithe ditën bëja fjalëkryqe që bëheshin ditë për ditë më të vështirë, jo se ai që i bëntë bëhej më i zgjuar po përkundrazi, sepse bëhej gjithmonë e më budalla. Po jam kokëfortë, e kështu mësova fjalë si " aksesibel," "bionatyrë", "amore", "soft-disc", "  famoz". Në një farë mënyre shpëtova, shpëtim i thënçin. Bashkë me Aqifin vazhdonim croçatën tonë personale, mbrëmjeve vonë. Ishim bërë si ata stupidët e fshatit që flasin e asnjeri si merr vesh. Populli nuk e kuptonte se çfarë rapresentonim ne, le që as ne nuk e dinim më se çfarë ishim e çfarë dreqin donim. Dy zombi që flisnin një gjuhë të vdekur. Kishim humbur luftën dhe, ajo që ishte më e keqe, armiku as na burgosi në ndonjë prison e as na torturoi, na linte në indiferencë e kjo na vriste akoma më shumë.

Pastaj Aqifi vdiq, e doktori tha që ishte faji i moshës po unë e dija që kishte një brengë tepër të madhe e që vetëm kjo e vrau, asgjë tjetër. Herë pas herë, gati çdo uikend, shkoja edhe te çimitero e flisja me të sikur të ishte akoma i gjallë. Nuk e kuptoja që edhe gjuha ime po bastardohej, derisa më doli në ëndërr. Ishte potent si gjithmonë e mu bë sikur më tha " Po edhe ti more kopuk po më flet në gjuhën e dreqit? ". U zgjova gjithe djersë, Damn, thashë me vete, ta kem humbur edhe unë vallë?

Po, e kisha humbur edhe unë. Kur takoja nipërit na translonte djali se unë si merrja vesh. Po atë ditë u mundova të luaja me ta por vetëm kur fituan e morra vesh që unë po lauja shah e ata damë. Kisha vibrime negative e po atë ditë vajta të takoja Aqifin. U ndala para gurit, lexova :

Acif Acifon
Lindur the 1955 - Mort 2018
Me love : familja & company


Shkëputur nga "Gjuha albaneze" 23 janar 2023

Darien Levani

Bota shqiptare 215 - 10 qershor 2009


1141
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI