Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Si ia morën gjakun 100 foshnjave për t’ia dhënë Enver Hoxhës
Publikuar me 06 Qer 2012

Si ia morën gjakun 100 foshnjave për t’ia dhënë Enver Hoxhës

Visar Zhiti rrëfen revoltën e Qafë Barit dhe torturar. Oficeri që theu në mes një të burgosur sot i lirë dhe biznesmen

Në emisionin “Rrno për me tregue” të gazetarit Nebil Çika në “Shijak TV” ishte ftuar Visar Zhiti. Ai është një nga të dënuarit politik të sistemit diktatorial të Shqipërisë. Gjithashtu, është një nga anëtarët e revoltës së burgut të Qafës së Barit. Revoltë e cila pasoi atë të burgut famë keq të Spaçit. Për të kuptuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje ai do t’u përgjigjet disa pyetjeve që gazetari Nebil Çika ka përgatitur për të.

Në mes të tjerash ai rrëfen nje fakt shumë rrënqethës i treguar nga shok i tij edhe ai i burogsur. Pyetjes së mëposhtme ai i përgjigjet:

Është diskutuar mundësia e trafikimit të organeve të njerëzve në atë kohë?

-Nuk besoj se ishim aq të aftë sa të mund të kryenim trafik organesh. S’di ç’të them. Unë mendoj se është një makabritet dhe se mund të ketë shërbyer në shërimin e syve të diktatorit. Unë di një fakt që ma treguar Lins Ngjela, ish i burgosur politik. Ai më ka thënë se në maternitetin e Tiranës janë bërë kurban 100 foshnje për t’i bërë transfuzion gjaku Enver Hoxhës pasi i bënte mirë për shëndetin. Ai më ka thënë se në një libër të tij ai ka shkruar një telegram ngushëllimi drejtorisë së maternitetit për vdekjen e bebeve në këtë maternitet dhe se ishte shumë i dëshpëruar nga lajmi. Unë e kam kontrolluar dhe me të vërtetë ekziston një telegram i tillë. Pra kjo diktaturë e çmendur mund të kishte edhe delire të tilla ku mund të bëhej shkencë. Këto gjëra duhet ti vërtetoj një mjek, një jurist pasi nuk janë deklarata të kota.


1325
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI