Revista
|
|
Qeveria e kryeministrit Edi Rama po përgatit arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Keshtu raportojnë sot media greke duke cituar sipas tyre burime nga Tirana zyrtare.
Sipas shtypit grek, qeveria ka hartuar një plan që do të çojë në prerjen e një fletë-arresti ndaj Sali Berishës, duke u përqendruar në akuza për korrupsion e tradhti ndaj atdheut, lidhur me ngjarjen e “21 Janarit”, Marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, korrupsion me rrugën Durrës-Kukës dhe ngjarjen e Gërdecit.
Mediat greke citojnë se “me arrestimin e Sali Berishës, qeveria e kryeministrit Rama dëshiron të provojë se është e gatshme për t'u marrë me fenomenin e korrupsionit”, duke shtuar se “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë arsyeja kryesore për dështimin e Shqipërisë për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.
Ku përqendrohen akuzat sipas medieve në Greqi:
1. Ngjarja e 21 janarit 2011 ku u vranë në një demonstratë jashtë godinës së Kryeministrit, katër qytetarë.
2. Për rastin e Gërdecit
Shpërthimi i municionit në fshatin Gërdec ku 26 persona u vranë dhe të paktën 300 mbetën të plagosur dhe 4000 shtëpi u shkatërruan. Rasti sipas medias greke përfshin Berishën dhe djalin e tij.
3. Ndarja e detit, marrëveshja me Greqinë për të përcaktuar kufijtë detarë
“Kjo konsiderohet tradhtia më e madhe e atdheut pas shitjes së Shën Naumit dhe kapitullimit të Ahmet Zogut. Në këtë akuzë shihen si përgjegjës Sali Berisha kur ishte kryeministër dhe Lulzim Basha në rolin e ministrit të Jashtëm.
4. Korrupsioni
Berisha konsiderohet si i përfshirë në aferë korruptive në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës.
5. Grushti i shtetit në 14 shtator 1998
Ish kryeministri Berisha identifikohet si arkitekt i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, ngjarje e ndodhur pas vrasjes së liderit demokrat, Azem Hajdari, shkruajnë mediat greke.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje