Revista
|
|
Nik Leshai
Nëpërmjet adaptimit të çiftelisë, shargisë, muzikës jevge, muzikës turke, dhe muzikës së sotme mâ popullore në shqipni -- TALLAVA-- shqiptarët falsifikojnë identitetin e tyne europjan duke u paraqitë në sytë e botës si nji popull turko-arab-jevg.
Cila âsht Muzika Shqiptare?
Arsyetë që më shtyjnë me shkrue mbi nji problem që shqiptarët e anashkalojnë, përveçse kur lshojnë ndonji thumb humori, janë dy, e para) Po kërkoja muzikë shqipe ne dyqanin e madh Virgin Megastore. Ne regjistrar të kompjuterit delte se ata kishin muzikë shqiptare ne raftat e tyne, por punojsit s'mund t'a gjenin atë. Problemi ishte se ata kerkonin ne raftet e muzikës së Europës Lindore dhe Jugore. Mâ vonë erdhi nji punonjës arab dhe na tha, "shqiptarët nuk janë europjanë, prandaj muzika e tyne asht ne raftet e muzikës së Lindjes Mesme". e dyta) televizionet serioze shqiptare, tue dashtë me evitue muzikën tallava që po shpërthen ne televizionet e dorës dytë si TiranaTV, i kanë mbushë programet me muzikë te kohës së Enver Hoxhës. Po ato kangë për Enverin e Partinë, po ata kangëtarë, që tash janë deputetë në parlamentin shqiptarë ose kendojnë tallava në kafanetë e Bronx-it. Vetëm brohoritjet parti-enver mungojnë.
Nuk mund t'a fajsosh KlanTV ose RTSh sepse ata kanë mundësi shumë të kufizueme zgjedhje. Ja nji listë e shkurtë e muzikës "shqiptare".
1) muzikë turke te adaptueme ne qytetet shqiptare (shkodër dhe Shqipni e Mesme),
2) muzikën koçare (kangë të kopjueme nga bullgarët, rumunët e grekët),
3) muzikën folklorike shqiptare (çifteli dhe shargi nga turkia dhe afganistani),
4) tallava (muzikë jevgo-turke-arabe),
5) muzikë të lehtë (muzikë e sjellun nga muzikantët shqiptarë prej shkollave ruse të muzikës, por sidoqoftë muzikë e krijueme nga shqiptarët)
Muzika e lehtë (5) âsht e vetmja muzikë shqiptare.
Ka edhe lloje të tjera muzike të traditës shqiptare, por ato nuk kanë gjetë dashamirës në shqipni. Mund të përmendim Jaret Shkodrane, Koralet e Malcisë, dhe natyrisht Muziken Polifonike te Tosknisë, si edhe muzikën tradicionale te disa zonave të shqipnisë veri-lindore.
Pa Traditë muzikore?
Sot tradita muzikore shqiptare identifikohet me ate turke nëpërmjet folklorit afganistanez (çifteli/sharki), muzikës turke (ahengut shkodran dhe atij të Shqipnisë Mesme), dhe tash vonë... shumë të dashurës, muzikës magjype, ose e quajtun ndryshe muzikë tallava, e cila âsht perhapë këto vitet e fundit si nji virus prej në Toskni deri në Tuz. Aju buçet në shtëpiat shqiptare në çdo festë, dasëm, synet e datlindje; për Bajram e Pashkë, për ditën e pavarsisë dhe për ngritjen e flamurit.
Gjaja ma skandaloze âsht me pa imazhet e Skenderbeut të shoqnuem me çifteli ose muzikë tallava. Eshtnat e Skanderbegut, të shpërndamë në të katër anët e botës prej janiçierve turq, do të mundohen me u zhytë mâ thellë në dhé nga shurdhimi.
Në veçanti ne Malci të Madhe, e cila, gjatë pushtimit turk, pati ruajte kulturen, ligjin, dhe gjuhën si askush tjetër në Shqipni, sot, falë kângtarve amatorë të Tuzit, malcorët kanë marrë flamurin e turkizimit muzikor, dhe me tallava po i prijnë anadollakizmit në Shqipni sikur me qenë të paguem prej sulltan Muratit IItë.
Deri edhe shfaqje të tilla autentike malcore si Logu i Bjeshkve, shoqnohen me muzikë afganistaneze (çifteli) e jevge (tallava).
Le të mos përmendim Festivalin e "Muzikës Shqiptare" në New York. Me ndigjue prej mbas deret, të duket se je në Indinë e Vogël, Jackson Heights, Queens.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje