![]() |
Revista
|
|
Shqipëria duket se i ka dhënë një shembull mjaft të mirë botës në shkatërrimin e armëve kimike.
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), e cila fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2013, ka publikuar një raport që tregon se Shqipëria, India dhe Koreja e Jugut janë të vetmet vende në botë që kanë shkatërruar, apo asgjësuar armët kimike.
“Nga 7 vendet që kanë mbështetur këtë iniciativë, Shqipëria, India, Libia, Rusia Iraku, Koreja e Jugut dhe SHBA-të, të cilat kanë firmosur të parat traktatin për shkatërrimin e armëve kimike, vetëm dy prej tyre i kanë asgjësuar plotësisht ato.
Shqipëria dhe India janë të vetmet vende që kanë asgjësuar plotësisht armët kimike, ndërsa Koreja e Jugut është drejt fundit të këtij procesi”, shkruan OPCW.
Sipas kësaj organizate, në botë ka ende 15 mijë tonë armë kimike.
Gjithsesi, sipas raporteve, deri më tani janë shkatërruar 78 për qind të armëve kimike që kishte globi përpara nënshkrimit të traktatit, pra rreth 54 mijë tonë që nga viti 1992.
Sipas këtij traktati, të gjitha vendet që e nënshkruajnë atë, duhet të bien dakord që t’i shkatërrojnë këto armë plotësisht.
Deri më tani, ka ende disa vende që nuk e kanë nënshkruar traktatin dhe që kanë armë kimike.
Angola, Egjipti, Koreja e Veriut dhe Sudani janë mes vendeve që nuk e kanë nënshkruar traktatin, ndërsa Siria është shteti i fundit që ka nënshkruar dhe ratifikuar këtë traktat, duke nisur punën për shkatërrimin e tyre.
Birmania me Izraelin e kanë nënshkruar traktatin, por nuk e kanë ratifikuar ende në Parlament.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje