Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Shqipëria në sytë e turistëve të huaj...
Publikuar me 08 Sht 2012

Shqipëria në sytë e turistëve të huaj...

Ne pergjithesi turistet qe vine ne shqiperi vleresojne njerezit dhe mikpritjen e tyre, e tek tuk dhe pejsazhet e saj malore apo bregdetare. Ajo cfare e rrezikon me shume turizmin shqiptare jane papastertia dhe mbeturinat qe gjindet kudo neper kanale, lumenj, bregdet e qe nuk kane kursyer dhe zonat turistike malore.

Ne nje artikull te shkruar nga nje turist italian i cili ka vizituar kete vere shqiperine ben po te njejtat vleresime qe sapo permenda mesiper, por nga gjysma e artikullit ai rrjeshton nje ser statistikash dhe raportesh mbi mjedisin shqiptare qe e cileson si "Shqiperia: Nje popull mikprites i shtypur nga degradimi".

Ai thekson se, sipas OBSH (Organizata Boterore e Shendetesise) duke iu referuar klasifikimeve te vitit 2011 kryeqyteti shqiptare, Tirana eshte nje nder qytetet me te ndotur ne Evrope duke pasur nje nivel te larte ndotjeje qe shkon nga 3 deri ne 5 here me te larte se mesatarja e normave Evropiane; ne kete raport vihet re se, 75% (210 mije) e makinave qe qarkullojne ne shqiperi jane te prodhuara ne vitet 90', e se kjo ndotje shkakton rreth 500 te vdekur ne vit nga semundjet e mushkerive.

Pas renies se komunizmin - vazhdon artikulli - nga 2 000 automobila qe ishin asokohe, shqiperia u pushtua nga makinat e vjetra dhe automjete kineze qe nuk kane asnje parameter per ndodtjen e tyre.
Nje tjeter shqetesim qe ngre autori eshte dhe ndotja qe vjen nga puset e naftes ne Fier. Sipas te dhenave cdo dite leshohen ne ajer rreth 228 kilogram substanca te ndryshme helmuese si squfur, disoksid karboni etj. nga ku ndotet shume rende lumi i Gjanices dhe plazhet aty afer.
75% e kompanive industriale ka makineri te vjetra te cilat ndosin cdo dite me mbetjet e tyre dhe qe jane aspak te ndergjegjshem per mbeturinat e tyre; 5% e kompanive te medha dhe 3,4% e tyre mundohen te menaxhojne mbeturinat e tyre ne menyre te ndergjegjshme duke mos i hedhur ato ne natyre apo ne menyre ilegale.

Nje tjeter problem mbetet cilesia e ulet e karburanteve qe vine ne shqiperi. Sipas nje personi i cili thote se eshte peshkatare, thote se per peshkarexhen e tij perdore nafte skartoje qe vjen nga italia.
Ne shqiperi vazhdon te mos perdoren qeset bio per ushqime qe do te ulte mundesine e qendrimit te tyre ne natyre per shume kohe.

Ne nivel makro shqiperia eshte edhe me keq. Ne veren e vitit 2004 bregdeti shqiptare u ndot me qindra tonelata mbeturina duke prekur rreth 20 kilometra bregdet, asokohe thuhej se ishte veper e anijeve greke qe hidhnin mbeturina ne det. Por importi i mbeturinave ne shqiperi vazhdon, dhe sipas Balkan Insight ndermjet viteve 2003 dhe 2010 jane importuar mbeturina te rrezikshme, e vetem ne 2004-shin nga franca jane importuar rreth 600 tonelata mbeturina te rrezikshme. BE ka hapur nje hetim ne lidhje me importin e mbeturinave ne shqiperi.


1025
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI