Revista
|
|
Motori i kërkimit Google publikon në rrjet arkivat e rëndësishëm mbi faktet kryesore të historisë së shekullit XX. Tashmë, përdoruesit e internetit në gjithë botën mund të kërkojnë, nëpërmjet platformës Google Cultural Institute (google.com/culturalinstitute), gjashtë milionë foto, dokumente, filma të mbledhur nga 17 muze dhe institute kulturore të vendeve të ndryshme; si nga muzeu i ish-kampit nazist të vdekjes Auschwitz-Birkenau (Poloni), Instituti Yad Vashem (Izrael) apo Qendra përkujtimore “Nelson Mandela”(Afrikë e Jugut). “Të dhënat janë shpërndarë në formën e ekspozitave tematike, 42 prej të cilave janë publikuar më 10 tetor.
Nëse kërkon Albania, mëson se fondi i arkivit me këtë emër nuk shkon më shumë se 342 foto. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin koleksionit të Life (318 fotot), ndërsa 24 fotot janë pjesë e koleksionit të Institutit Yad Vashem. Ky i fundit ka në fokus dhjetëra herbej që gjetën strehim dhe shpëtim në familjet shqiptare. Një prej tyre është familja e Frashëllinjve në Berat, që ka strehuar disa familje hebreje gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore. Arkivi për Shqipërinë përmban vetëm foto dhe deri tani asnjë dokument. Janë 2-3 filmime kryesisht intervista të ushtarëve që kanë kaluar nëpër Shqipëri dhe të herbejve që kanë jetuar deri në mbarimin e Luftës. Fotot që duken disi më të hershme i përkasin koleksionit të Life. Ato nuk kanë data por ngjasojne shume me fotot e Marubit ne fillim te vitit 1900. Edhe përshkrimet në keto foto në më të shumtën e rasteve nuk janë fare ose kanë pasaktësi. Imazhet më shumë sesa fakte historike sjellin pamje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht Shkodra, Tirana e Durrësi, por dhe të jetës së përditshme; portrete grash nga Veriu dhe Jugu, burra zakoni që dredhin duhan, portrete fëmijësh të rreckosur e këmbëzbathur, kasolle qe famijaret e ndajne me pulat, deri dhe bejlerë të veshur hijshëm e shtëpi të mobiluara me shije e luks. Të vetme foto historike janë ajo e Enver Hoxhës duke folur në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1946. Kjo foto i përket koleksionit të Life, ashtu si dhe fotoja e Mehmet Shehut, e vitit 1960, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje