Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Shkencëtari serb: Tërmetet në Shqipëri i shkakton amerika, prisni të tjerë
Publikuar me 21 Maj 2014

Shkencëtari serb: Tërmetet në Shqipëri i shkakton amerika, prisni të tjerë

Shkaktoi debat një shkencëtar serb, i quajtur Velimir Abramoviç, i cili deklaroi pak ditë më parë se në ditët në vazhdim pritet që të ketë tërmete, pasi është fikur sistemi amerikan HAARP. 

“Sot është fikur sistemi HAARP, ndaj prisni tërmete,” tha ai për një radio më 19 maj. 

Agjencia maqedonase MINA thotë se ai i ka paraprirë tërmeteve në Shqipëri, por ka parashikuar edhe se do ketë edhe të tjerë. 

Abramoviç ka akuzuar po ashtu se sistemi HAARP ka shkaktuar edhe përmbytjet në Serbi. Sipas tij, gjithë ai shi nuk u shoqërua nga një rrufe e vetme. 

“Dukej sikur qielli u hap dhe nisi të binte uji i detit. Nuk ishin pika shiu të zakonshme,” tha ai, duke drejtuar gishtin nga programi amerikan, HAARP. 

Por çfarë është High Frequency Active Auroral Research Program, ose HAARP? 

Bëhet fjalë për një program kërkimore jonosferik mes flotës dhe forcave ajrore amerikane, në bashkëpunim me Universitetin e Alaskës dhe Agjencisë për Kërkime të Avancuara në Fushën e Mbrojtjes. 

Qëllimi është që të analizohet jonosfera dhe të zhvillohet teknologjia e nevojshme për të përmirësuar sistemin e komunikimit dhe mbikëqyrjes. 

Por programi është në qendër të shumë teorive konspirative, që pretendojnë se është në gjendje që të modifikojë motin, të fikë satelitët dhe të kontrollojë mendjen e njerëzve. Disa thonë se ai përdoret si armë ndaj terroristëve. 

Përkrahësit e këtyre teorive thonë se programi shkakton tërmet, thatësira, stuhi, përmbytje dhe sëmundje si Sindroma e Luftës së Gjirit apo Sindroma e Lodhjes Kronike.


1554
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI