Revista
|
|
Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar të hënën ndaj një shkrimi të botuar në gazetën “Zëri”.
Në reagimin e Berishës thuhet: Dje në gazetën tuaj në shkrimin me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës” në një nga paragrafët e tij pohohet se sipas burimeve (që nuk publikohen) të gazetës suaj, unë jam takuar me zotërinjtë Vuk Hamovic dhe Damir Fazllic në Vjenë të Austrisë me qëllim ndihmën për bizneset e tyre dhe pengim të projekteve energjetike që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.
Dëshiroj t’iu bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët, pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamovic dhe as me ndonjë ndihmës, apo përfaqësues te tij, as në Vjenë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të.
Takimi i supozuar mes meje, z. Hamovic dhe z, Fazllic është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit. Në përputhje me kodin e etikës, kërkoj botimin e plotë të këtij përgënjeshtrimi në të njëjtën hapësirë dhe germë si gënjeshtra e botuar dje, të shoqëruar me ndjesën përkatëse për shpifjen e bërë ndaj meje.
Rama: Saliu të flasë urgjent, pse bllokoi energjinë me Kosovën
TIRANË – Grupi parlamentar i PS kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Berisha lidhur me zvarritjen e projektit të linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Berisha të clirojë një orë e më parë projektin që shpëton Kosovën, dhe të garantojë projektin që mos t'u humbë paratë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dicka nuk ka funksionuar kur duhet, dikush duhet të ndëshkohet nga ky turp kombëtar”.
Rama tha se Berisha duhet t’i përgjigjet 3 pyetjeve:
1. Pse është bllokuar projekti?
2. Pse nuk u ëshë dhënë përgjigje financuesve gjermanë?
3. Pse qeveria shqiptare e ka parë të udhës të sillet kundër normave ligjore me një donator si Gjermania për cështje jetike si pavarësia energjitike?
“Unë nuk pres përgjigje të sinqerta, sepse Saliu është vetë regjisori i bllokimit të projektit. Ndaj propozoj sot përgatisim interpelancë urgjente me Berishën. E pabesueshme që një projekt i tillë ka mbetur në duart e një ish truproje të Berishës. E dimë sa i dhimbset Berishës interesi kombëtar, kur në lojë është uria e barkut të tij”, tha kryesocialisti Rama.
Sipas Ramës, Berisha duhet të përgjigjet dhe jo të gënjejë.
“Duhet të çlirohet një orë e më parë ky projekt dhe të realizohet pa i humbur më kohë shqiptarëve. Dikush do të ndëshkohet në këtë llum që mban erë korrupsioni. Ky është një nga rastet kur turpi nuk i mbetet Qeverisë shqiptare”, tha Rama, duke shtuar se qeveria Berisha nuk punon për interesin kombëtar, por vetëm për interesat e ngushta të përfitimit.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje