Revista
|
|
Për disa njerëz Facebook-u është diçka e tmerrshme për ti mbajtur kontaktet me miqtë dhe familjen, por edhe më shokët.
Ai është një nder faktorët kryesor për prishjen e martesave është flirtimi në këtë rrjet social.
20 për qind e kërkesave për divorc vitin e kaluar kanë pasur si "reference" dhe shkaktar facebook-un. Kështu thotë një nga zyrët Online të ligjit.
Mark Kennan nga divorci-online.com thotë se:" Shumica e njerëzve zbulojnë gjera për partnerët e tyre në facebook”.
"Emëruesi i përbashkët i këtyre personave është komunikimi seksual nëpërmjet “chatit” me personat e gabuar”.
Avokatet konkludojnë që divorcet janë rritur në 25 % krahasuar me janarin e 2009-ës.
Gazetarja Ellie White ka biseduar me dy gra, martesa e te cilave ka dështuar si pasojë facebook-ut.
Rasti i pare
MARIANNA GINI, (32) është punëtore në qendrën e strehimit dhe jeton në Londër me djalin e saj Adam (8).
Ajo ishte e martuar me Robertin (34) për 6 vjet derisa zbuloi nëpërmjet facebook-ut se ai po e tradhtonte.
“Jemi divorcuar në qershor të vitit 2008”, thotë ajo.
Ishte një familjare e bashkëshortit që me kontaktoi fshehurazi në facebook dhe me tregoi se burri im kishte një aferë.
“Unë dyshoja në të herë pas here, sepse sa herë qe ia shikoja profilin në facebook shihja mesazhe, komente nga një grua që nuk e njihja dhe as që kisha dëgjuar ndonjëherë për të”, vazhdon ajo.
“Por, Roberti punon si pastor dhe është njeri fetar. Kur unë u përballa më të për mesazhet, ai me tha që nuk kishte asgjë për tu shqetësuar dhe unë i besova atij”.
Atëbotë ai po kalonte shumë kohë duke punuar në Brazil, dhe thoshte se të gjitha postimet në profilin e tij vinin nga anëtaret e kishës që kërkonin ndihmë shpirtërore.
“E pranoj, isha xheloze dhe dyshoja por prapë së prapë ai ishte burri im dhe unë i besoja. Postimet shtoheshin dhe unë zemërohesha dhe me dukej vetja naive”, vazhdon rrëfimin ajo.
“Patjetër që unë e dija se ai merrte mesazhe tjera të cilat unë nuk mund t' i shihja, lexoja”.
Në shtator të vitit 2006, Marianna mori një email nga kunata e saj e cila i tregoi se ai kishte pasur një aferë me një grua.
“Nuk mund ta besoja që ajo kishte kontaktuar me mu. Ajo tha se ishte e drejtë që unë ta dija. Unë isha e mllefosur por u lirova kur u ballafaqova përsëri me burrin tim duke i thënë që unë e di të vërtetën dhe dua divorc”, tregon fundin e historisë ajo.
“Unë jam e lumtur që jam jashtë kësaj martese, larg stresit dhe hidhërimit. E urrej kur e mendoj se çfarë kishte mundur të ndodhte nëse facebook-u nuk më kishte paralajmëruar. Ishte një mënyrë e tmerrshme për të zbuluar që martesa ime ishte një gënjeshtër por jam e lumtur që e kam zbuluar, sepse mund të kishte shkuar me vite deri sa ta zbuloja”.
The Sun ka dashur të kontaktoje edhe me Robert, por ai nuk ka dashur të flet për këtë problem.
Rasti i dyte
Shtëpiakja SARAH PICKET ( 36) nga Oldham, nenë e tre fëmijëve ishte e martuar me taksistin Chrisi (36) për 8 vjet derisa flirtimi i saj në facebook i çoi në ndarje.
“Para dy viteve fillova të përdor facebooku-un dhe shumë shpejt u bëra e varur nga "ai". Unë kisha shumë kontakte, pastaj ish të dashurit e mi filluan të me gjenin nëpërmjet këtij rrjeti social”, thotë Sarah.
Karli ka qenë i dashuri i saj për dy vite rresht.
“Ai prapë dukej i këndshëm dhe shumë shpejt filluam të flirtojmë. Unë ia tregova paswordin bashkëshortit tim - nuk kisha çfarë të fshihja, por nuk mendoja që ai do t'i shikonte mesazhet e mia. Njëra nder batuat e Karlit ishte për kohën kur ne jemi kapur prapa lokalit të natës duke u ledhatuar. Chris e kishte lexuar këtë email dhe u nevrikos”, tregon rrëfimin e saj Sarah.
Pas këtij veprimi ajo kishte ndërruar paswordin por burri kishte filluar ta akuzonte për sekrete.
“Më muaj të tërë ne kishim zënka të tmerrshme, por unë assesi nuk mund të largohesha nga Facebook-u. Sapo i dërgoja fëmijët në shkollë, menjëherë vazhdoja me të njëjtën gjë, dhe kur fëmijët ishin në gjumë unë prapë vazhdoja deri në orët e hershme të mëngjesit”, thotë ajo.
“Chris ishte shumë xheloz dhe ishte i bindur që unë kisha një aferë. Unë nuk kisha por flirtoja shumë, dhe kështu vazhdova për një vit”.
Pas kësaj ajo kishte vërtetuar se burri i saj ishte duke e përcjell dhe se besimi kishte humbur në mes të çiftit.
“Si pasojë e grindjes që patëm përfundova e goditur dhe pastaj i thash të largohet. Kjo ka ndodhur para një viti e tani jemi duke u divorcuar”, ka thënë ajo.
Kurse në profilin e saj ka shkruar:
“Jam beqare. Po shijoj lirinë time dhe mund të përdorë Facbeook-un pa u penguar nga askush”.
Ndërkaq, Chris thotë: “Facebook-u shkatërroi martesën tonë. Nuk më pëlqyen flirtimet e saj, as asaj nuk do t'i pëlqenin flirtimet e mia, prandaj pse do ta kuptoja? Pas kësaj që me ka ndodhur unë kurrë nuk përdore faqet e rrjeteve sociale në internet. I urrej ato”.
Përktheu: Anzotika Kelmendi
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje