Revista
|
|
Ministria e jashtme kineze paralajmëroi se mbështetja që Shtetet e Bashkuara po i jepnin kësaj kompanie, po i dëmtonte marrëdhëniet dypalëshe.
Goggle, e cila është ankuar për ndërhyrje të shumta të paautorizuara në rrjetin e saj në Kinë, ka thënë se shumë shpejt do të marrë një vendim nëse do ta vazhdojë aktivitetin e saj në këtë vend, apo do të largohet.
<!-- end_story -->Duket se për herë të parë interneti, një nga shërbimet kryesore të të cilit e ofron kompania Google, është bërë një një çështje madhore në diplomacinë ndërkombëtare.
Të enjten, Sekretarja amerikane e Shtetit. Hillary Clinton, i përshkroi 'kufizimet' që vende të tilla si Kina apo Irani kanë për internetin, si simbole të ngjashme me Murin e Berlinit, që shkelin angazhimet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes.
Praktikisht, Shtetet e Bashkuara nuk mund të kenë ndonjë ndikim të madh mbi politikat që ka në fuqi udhëheqja kineze për përdorimin e internetit në Kinë.
Gjithësesi, çështja e lirisë së internetit mund t'i shtohet listës së temave të tjera delikate për të cilat udhëheqësit botërorë flasin gjithmonë nëpër samite, por rrallë bien dakord.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje