Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

SHBA: Kina i mbajti të fshehta shifrat për koronavirusin
Publikuar me 03 Pri 2020

SHBA: Kina i mbajti të fshehta shifrat për koronavirusin

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë, thuhet se Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me virusin CORONA dhe të vdekjeve prej tij. Të dhënat kineze priten të analizohen.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg News” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë publike Kina lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve janë qëllimisht jo të plota. Dy nga zyrtarët thanë madje për “Bloomberg News” se shifrat e publikuara nga Kina janë të falsifikuara. Megjithatë deri tani nuk është bërë publike asnjë detaj i mëtejshëm rreth raportit.

Kina i hodhi menjëherë poshtë përfundimet e raportit të të shërbimeve sekrete të SHBA-së. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina kishte qenë “e hapur dhe transparente” në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të virusit dhe e akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’ua “kalojë fajin të tjerëve”.

Edhe shkencëtarët kanë dyshime

Ekspertë nga fusha e mjekësisë i janë bashkuar gjithashtu korrit të skepticizmit lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve në Kinë. Kryetari i Shoqatës Botërore Mjekësore me qendër në Francë, Dr. Frank Ulrich Montgomery, tha se shifrat e Kinës nuk janë të besueshme.

Sipas Montgomery shifrat e ulëta kineze janë “të pakuptimta” dhe Pekini është duke ofruar shifra të gabuara.

Megjithatë ai pranoi që edhe vende të tjera punojnë me të dhëna të pasigurta, sepse shpesh nuk kanë në dispozicion të dhëna më të mira, gjë që vjen edhe si rezultat i mungesës së testeve të duhura.

Mijëra urna të dërguara në provincën Hubei

Sipas mediave shërbimet funerale në provincën Hubei kanë porositur javët e fundit mijëra urna. Dhe numri i urnave të dërguara në provincë është shumë herë më i madh numri i personave të deklaruar so të vdekur nga shpërthimi i virusit CORONA.

Media kineze “Caixin” publikoi fotografi ku shihet se vetëm për Vuhanin  janë dërguar deri në 8,500 urna.

Por edhe radhët e gjata të të afërmve të të vdekurve që presin përpara shërbimeve funerale kanë nxitur gjithashtu shqetësimin se përmasat e vërteta të shpërthimit të virusit nuk janë bërë publike.

Studimi Gjerman

Nderkohe Qeveria gjermane ishte paralajmëruar
që gati një dekadë më parë nga rreziku se në rastin e një shpërthimi epidemik “
kapacitetet mjekësore do të ishin të pamjaftueshme për t`i bërë ballë sëmundjes

Studimi
ishte përgatitur nga instituti Robert Koch dhe i ishte paraqitur Bundestagut si
pjesë e “ Raportimit mbi Analizën e Riskut të Mbrojtjes Civile në 2012-tën”.

mso-bidi-font-family:Helvetica;color:#404040">I bazuar në eksperiencën e fituar
gjatë epidemisë së SARS-it në 2003-shin, studimi fliste për një “ Variant të ri
SARS-I”, dhe sot, mund të vihet fare qartë sesa shumë ngjashmëri ka epidemia e
2003-shit dhe pandeminë e Covid 19-tës. Studimi gjerman i vitit 2012,
llogariste se në rast shpërthimi, një pandemic e atij lloji do të zgjaste rreth
tre vjet përpara se të vihej në dispozicion një vaksinë.

mso-bidi-font-family:Helvetica;color:#404040">Gjatë kësaj kohe, tre momentet
kyçe të infeksionit do të zhvilloheshin në formë valore: “Gjatë valës së parë (
nga dita 1 deri në ditën 411), në Gjermani do të sëmureshin gjithsej sipas atij
vlerësimi 29 milion vetë; gjatë valës së dytë (dita 412 deri në 692) gjithsej
23 milion dhe gjatë valës së tretë (dita 693 deri 1052), në Gjermani supozohej
të infektoheshin 26 milion njerëz.







Gjatë
gjithë periudhës tre-vjeçare, gjithsej 7.5 milion vdekje ishin parashikuar të
ndodhnin si rezultat i drejtpërdrejtë i infeksionit, sipas studimit në fjalë.
Aty parashikohej gjithashtu se niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë do të
rritej edhe nga fakti që të sëmurët “nuk mund të merrnin dot kujdesin e duhur
mjekësor për shkak të mbingarkesës së sektorit të shëndetesisë.”


700
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI