Revista
|
|
Nje studim i publikuar ne revisten amerikane “Science”, zulon shume detaje rreth jetes seksuale te kafsheve dhe njerezve, duke dhene te reja interesante.
Kafshet dhe njerezit kane instiktin e marredhenieve seksuale per t’u riprodhuar, madje kjo ndodh edhe tek rrenjet e pemeve, apo protozoidet qe mendohej se shumoheshin duke u ndare. Kur i ka fillesat seksi ne Toke? Sipas studimeve te fundit, mendohet se marredheniet seksuale datojne qe prej 2 miliarde vjetesh.
Ne ate kohe ne Toke kishte krijesa te pazhvilluara qe ndaheshin me dysh per t’u shumuar, por me pas u krijuan qelizat diploide me harte te paplote kromozomike. Keshtu ndodhi qe dy qeliza aploide nuk ndaheshin dot pasi kishin dyfishuar ADN-ne. Ne kete menyre krijoheshin rastesisht qeliza me gjenom te dyfishte, me te madh se normali. Kjo ishte nje anomali pasi sa here nevojitej dyfishimi i ADN-se ekzistonte rreziku per te gabuar.
Cdo kromozom mund te kombinohej me kedo edhe pse nuk kishte te njejten sekuence genesh dhe ne kete menyre qeliza mund te vdiste. Ne kete menyre, qelizat filluan te rrisnin kromozome homologe per t’u kombinuar pa shume rreziqe. Por riprodhimi ne rruge seksuale eshte me kompleks pasi behet fjale per kombinimin e ADN-se me ate te nje tjetri per te formuar nje gjenome te re.
Seksi u perhap ne shume specie te ndryshme sepse dy gjenomat ofrojne nje numer te madh avantazhesh evoluimi. Gjenoma e re qe krijohet krijon individe me te forte dhe te afte per te perballuar sa me mire situaten.
Me pak fjale, kush e siguron riprodhimin nepermjet rrugeve seksuale, eleminon rrezikun e mutacioneve te demshme duke perdorur genin homolog qe ndodhet ne kromozomin tjeter. Per te arritur deri tek ky cikel i sakte riprodhimi, eshte dashur shume kohe, duke evoluar mes miliona specieve.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje