Revista
|
|
Rruga Durrës-Kukës do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2009 as më shumë e as më pak, por 90 për qind e shumës totale që qeveria kishte parashikuar për investimet në infrastrukturë. Në buxhetin e miratuar të premten në mbrëmje në Këshillin e Ministrave, rezulton se 19 pjesë të këtij buxheti i përkasin pikërisht rrugës më të kushtueshme të të gjitha kohërave. Në total, nga llogaritjet rezulton se kjo rrugë për vitin e ardhshëm do të marrë edhe 33.5 miliardë lekë, ndërkohë që i gjithë buxheti për rrugët është 36.8 miliardë lekë. Vetëm aksi Rrëshen -Kalimash, do marrë 31.3 miliardë lekë. Gjatë vitit të ardhshëm, i cili përkon edhe me zgjedhjet e përgjithshme pritet që të përfundojnë edhe lotet e aksit Kukës-Morinë, ku përfshihen edhe gjashtë viadukte, ndërkohë që në buxhet 10 milionë lekë janë akorduar për aksin Milot-Rrëshen. Në fondet e vitit tjetër një vëmendje të madhe do të zërë edhe rruga e Bregut, të cilën Kryeministri Berisha e vizitoi disa herë gjatë këtij viti. Kështu vetëm pesë lotet e rrugës Qeparo-Sarandë do të kushtojnë 609 milionë lekë të reja, ndërkohë që pjesë e buxhetit janë edhe 50 milionë lekë për dy lotet e rrugës Dhërmi-Vuno, 84 milionë për rrugën Dhërmi-Sarandë, pa pjesën e Vunoit si dhe 160 milionë lekë për segmentin Himarë e vjetër-Kthesa e Pilurit. Veç rrugës së Bregut qeveria do të investojë në zonat turistike edhe 139 milionë lekë për vazhdimin e rrugës së plazhit në Spille si dhe 45 milionë lekë për rrugën Lezhë-Shëngjin. Ndërkohë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit për rrugët kanë marrë edhe pesë lotet e aksit rrugor Plloçë-Korçë. Sipas tabe-lave që shoqërojnë buxhetin e miratuar dy ditë më parë në qeveri, rezulton se ky aks do të kushtojë 607 milionë lekë të reja. Në të njëjtën kohë në buxhet është parashikuar edhe një fond prej 120 milionë lekësh për rrugën paralele të autostradës Tiranë-Vorë (nga krahu i majtë), ndërkohë që 33 milionë lekë janë parashikuar për rrugën Instituti Kamëz-Kryqëzimi Zall Herr. Ndërkohë një fond prej 60 milionë lekësh do të marrë edhe pjesa e mbetur e rrugës Transballkanike në Vlorë.
Rruga
Në raportin e Bankës së Shqipërisë është bërë e ditur se deficiti tregtar dhe deficiti i llogarisë korente gjatë vitit 2008 ka pësuar rritje. Kështu, deficiti i llogarisë korente arriti në 14.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, i ndikuar kryesisht nga rritja e shpejtë e importeve dhe ngadalësimi i remitancave përgjatë pjesës së dytë të vitit, si pasojë e forcimit të efekteve të krizës ekonomike në ekonomitë e vendeve fqinje. Në raport theksohet se faktor kyç në rritjen e deficitit të llogarisë korente janë çmimet e larta të mallrave të importit, zgjerimi i deficitit buxhetor si pasojë e rritjes së investimeve publike për projektin “Durrës-Kukës”. Në mungesë të këtyre faktorëve, deficiti i llogarisë korente do të shënonte një vlerë më të ulët.(Banka e shqiperise)
Si perfundim...
Rruga Durrës-Kukës do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1.5 miliardë euro. Nga llogaritjet e fundit, rezulton se kostoja totale që ishte planifi -kuar për rrugën ndërlidhëse të Shqipërisë dhe Kosovës është dyfishuar. Në muajin tetor të vitit të kaluar, sipas përllogaritjeve të organit të akuzës, rruga kushtonte rreth 1 miliardë e 25 milionë euro, ndërsa dëmi ishte 230 milionë euro. Por fondet e akorduara kanë rritur koston e rrugës, e cila ka shkuar në shifra stratosferike. Kur duhen edhe 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare, rruga “patriotike” ka marrë pjesën më të madhe të buxhetit të shtetit. (Shqip)
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje