Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Sa po me kushton DigitAlb...?
Publikuar me 30 Maj 2008

Sa po me kushton DigitAlb...?

Pavaresisht rrjedhjeve te ngjarjeve kohet e fundit ku "kompania DigitAlb" humbi themeluesin e saj, te ndjerin Dritan Hoxha, kjo shoqeri mund te sinjalizohet si e paafte te kete nje shikim larg-pames. Mjafton te mendojme se vetem ne 2 vjet ajo ka shitur 4 lloj dekoderash. Por a mund te perballohen nga konsumatori shqiptare keto? Nga njera ane kemi kanalin e saj kryesore Top Channel qe ben propagande (me te drejte) se shqiperia eshte nje vend i varfer dhe se inflacioni po i varferon cdo dite. Nese politikat e qeverise jane te deshtuara per te perballuar varferine ne vend atehere pse po i njejti person konsumon kostot e teknologjise ne krahet e popullit? Pse po i njejti person  beri qe shqiptaret ta paguajne dy here  brenda nje viti abonimet e kesaj platforme pa i kthyer asnje qindarke askujt? Mund te marrim rastin e Tele + dhe Stream ne itali kur keto u shkrine dhe u pervetesuan nga SKY por asnjeri nuk pagoi para shtese per abonimet e tyre per Pay TV. Pra, me fjale te tjera mundesite ishin qe shqiptareve tu jepej mundesia te paguanin sa me pak, por nuk u be.
Dicka shqetesuese eshte edhe rasti i dekoderave te cilet kane qene te nje cilesie tejet e ulet. Shume abonente kane sinjalizuar sesi keta dekodera kane probleme me memorizimin e kanaleve ose fshihen automatikisht e shume probleme te tjera teknike.
Nuk arrij te kuptoj qe ne te gjithe boten cimimi i abonimeve ulet kur rritet numeri i abonenteve ndersa ne shqiperi eshte i pandryshueshem ose rritet. Nese DigitAlb deshiron te quhet nje kompani e vertete atehere duhet te imitoje kompanite reale. Kur SKY ne itali erdhi ofroi per te gjithe dekodera falas nese ata benin abonim nje vjecar. Por le te flasim per teknologjine HD (Hight Defenition)...
Sa do i kushtoi kjo konsumatorit shqiptare dhe si DigitAlb do te detyroje qe abonentet te blejne dekoderat e rinj. Kjo eshte e thjeshte, DigitAlb do te kaloje te gjitha programet me shikueshmeri te larte ne teknologjine e re HD keshtuqe shqiptaret do te detyrohen te blejne aparatet e rinj.
Surpriza e pare e DigitAlb eshte si meposhte:
Dekoderat KAON ndryshe nga te gjithe dekoderat e tjere nuk punojne nese seria e SmartCard nuk eshte e lidhur me nr serial te dekoderit
 
Kjo do te thote qe:
1)    Nje dekoder KAON punon vetem me nje SmartCard
2)    Nje SmartCard e lidhur me nje dekoder KAON NUK punon ne ASNJE dekoder tjeter
 
Kompania Digit Alb do te shese dekodera KAON ne tre menyra te ndryshme:
 
1)    Dekoder Kaon+ SmartCard me seri te lidhura te lidhura qe ne magazine.
Keta dekodera jane per Kliente qe bejne blerjen e pare dhe jane gati per tja dhene klientin. Sapo Klienti te hedhe abonimin ne SmartCard cdo gje funksionon normalisht
KUJDES! Duhet sqaruar klienti qe Smart Carta e re qe sapo bleu do I funksionoje vetem me kete dekoder
 
2)    Dekoder Kaon pa SmartCard
Keta dekodera do shiten per klientet qe kane nje Dekoder tjeter+SmartCard te DGA dhe duan te shikojne kanalet e reja dhe ato HD.
 
Ne kete rast duhet shitesi duhet te instruktoje klientin qe pasi te instaloje dekoderin KAON duhet te telefonoje tek Help Desku (kujdesi per klientin)i DGA
 
dhe aty duhet te jape
 
Nr Serial te dekoderit KAON (6 shifrat e fundit)
 
si dhe SmartCard qe do te perdore me kete decoder .
 
HelpDesku ben lidhjen e serive, nje procedure qe zgjat me pak se 1 minut
 
KUJDES! Duhet sqaruar klienti qe SmatCard qe do fusi ne dekoderin KAON nuk do funksionoje me ne dekoderin e meparshem
 
 
3)    Nderrimi I dekoderave meparshem HD te Digitalb me dekoderin e ri KAON
Digitalb do beje nderrimin nje per nje te gjithe dekoderave HD Globaltec te DGA, pa kosto ekstra per klientin. Kjo procedure do filloje ne mes te muajit Maj (deri sa te vije furnizimi I plote me dekodera KAON)
 
Ne kete rast duhet instruktuar klienti qe te paraqitet tek distributori ku e ka blere dekoderin  
e qe do te nderroje
 
me SmartCard+ Dekoderin Globaltec
 
dhe pasi te kryhet nderrim (vetem I dekoderit)
duhet te telefonoje tek HelpDesku (kujdesi per klientin) DGA
 
dhe aty duhet te jape Nr Serial te dekoderit KAON (6 shifrat e fundit)
si dhe Nr e SmartCard qe do do te perdoret me kete dekoder.
 
HelpDesku ben lidhjen e tyre, nje procedure qe zgajt me pak se 1 minut
 
KUJDES! Duhet sqaruar klienti qe SmatCard qe do fusi ne dekoderin KAON do funksionoje vetem ne kete dekoder
 
Eshte shume e rendesishme te sqarohen te gjithe distributoret dhe klientet qe pas nje fare kohe (rreth 2-3 muaj) kanalet e reja te DGA ne Satelit si dhe 6 kanalet HD do mund te shikohen VETEM me dekoderin KAON


6640
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

zylyf

Blini nje decoder skybox dhe perdoni tekniken e kardsharingut

Enjte, 03 Tetor 2013 03:55

Gjeropa.Fr

Po ne qe jetojme jashte Shqiperise , si mund ta nderrojme Derkoderin per te mare me pas ate KAON . apo duhet te vijme ne Tirane me avion qe kushton 450 Euro . Mortja qe s'ju bie , ju shplafte panuklla , batakçi paskeni qene : Tereqel Te Pangopur , Per Te Shtypur Nje Popull .

Premte, 01 Shkurt 2013 19:09