Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Sa larg mund të shkojnë raketat e Koresë së Veriut?
Publikuar me 08 Pri 2013

Sa larg mund të shkojnë raketat e Koresë së Veriut?

Mediat raportojnë se Koreja e Veriut ka vendosur dy raketa në bregun lindor të vendit që besohet të jenë të një game të ndërmjetme, në pozicion goditës ndaj Japonisë dhe bazës Amerikane në Guam.

Gjuha kërcënuese e Koresë së Veriut ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u bërë gjithnjë e më luftarake, duke shkuar aq larg sa që miratoi përdorimin e armëve bërthamore, në qoftë se do të ketë një konflikt ushtarak në gadishullin Korean. Videoja propagandistike nga Koreja e Veriut ka pohuar se vendi mund të kthejë Seuinl, Uashingtonin dhe qytete të tjera në një “det flakësh”, por Koreja e Veriut është e njohur për provokimet e çuditshme që thjesht nuk janë të mbështetura nga realiteti.

Por sa larg mund të arrijnë raketat e Koresë së Veriut? Kjo tabelë, duke u bazuar në të dhënat nga BBC, tregon shtrirjen e përafërt të predhave të ndryshme të Koresë së Veriut. 

Ndërsa grafiku mund të jetë një shkak për shqetësim për ata që janë pranë Koresë së Veriut, banorët e Alaskës nuk duhet të shqetësohen: në përgjithësi, raketat e Koresë së Veriut janë tejet të pasigurta. Taepodong-2, për shembull, është testuar vetëm një herë dhe dështoi në më pak se një minutë pas nisjes.

Nuk është e njohur se çfarë lloj raketash janë zhvendosur në bregun lindor të Koresë së Veriut, por raportet tregojnë se ato janë të një game të ndërmjetme, ndoshta në gjendje për të arritur bazwn Guam.

Nuk ka asnjë garanci që një konflikt ushtarak në gadishullin Korean do të shpërthente në një të ardhme të afërt dhe madje edhe në qoftë se lufta do të shpërthente nuk mund të përshkallëzohet në një konflikt bërthamor.


849
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI