Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Sa e vështirë është të vendosësh rendin në shqipëri?
Publikuar me 27 Jan 2014

Sa e vështirë është të vendosësh rendin në shqipëri?

Rendi dhe siguria është sot, krahas gjendjes ekonomike dhe varfërisë, çështja kryesore që shqetëson shoqërinë shqiptare.

Me fakte dhe shifra konkrete, mund të zbadhim shifra të frikshme në lidhje me situatën e sigurisë publike në muajin janar. Sipas mediave në vend, krahasimi mund të bëhet me gjendjen në Irak dhe Siri, për fat të keq, ka filluar të përmendet në media dita ditës, dhe jo pa të drejtë, sepse vetëm këto ditë të janarit shifrat e krimit dhe aksidenteve janë alarmante.

Vetëm tre javët e fundit në vend shënohen 12 vrasje, 153 aksidente, 16 me pasojë vdekje, 14 persona të tjerë në gjendje të rëndë, 18 raste ku krimi ka goditur me eksploziv. Nga ana tjetër i është hapur rruga trafikut të drogës dhe lëndëve narkotikëve ashtu si edhe grabitjeve dhe vjedhjeve në mes të ditës.

Në fillim të kësaj jave në Greqi, u kap mbi 1 tonë drogë shqiptare. Grabitje me maska në qendra qytetesh dhe në mes të ditës Vjedhje të banesave po ndodhin shpesh kjo falë reflektimit të gjendjes së vështirë ekonomike dhe gjetjes punë si emigrant. Cdo ditë mediat italiane japin kronika me protagonistë shqiptarë në vjedhjet në banesa.

Vetëm dje ndërroi jetë një biznesmen në Durrës, i sulmuar barbarisht në mes të qytetit me eksploziv, ndërkohë që kryetari i komunës Qendër në Vlorë vazhdon të luftojë me jetën, pas sulmit me tritol që iu bë 5 ditë më parë.


1005
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI