Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Rruga për në Siri, Xhihadisti Xhon qëndroi 5 javë në Tiranë
Publikuar me 27 Pri 2016

Rruga për në Siri, Xhihadisti Xhon qëndroi 5 javë në Tiranë

Tmerri i pengjeve të ISIS, i pagëzuar në mediat perëndimore si “Xhihadisti Xhon” thuhet të ketë qëndruar rreth 5 javë në vendin tone.

Zbulimi shokues ka dalë në revistën e përmuajshme të Shtetit Islamik “Dâr al Islâm”, cituar nga “The Telegraph“.

Revista e ISIS ka publikuar një rrëfim të bashkëudhëtarit të Xhonit i cili tregon me detaje se si kanë hyrë në Tiranë përmes aeroportit të Rinasit dhe çfarë kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.

Miku i xhihadistit të tmerrshëm, i cili u bë i famshëm pasi ishte i pari europian që priste koka në emër të ISIS, thotë se Xhon u fut në Shqipëri përmes Rinasit dhe nuk pati probleme gjatë kontrollit.

Rrëfimi i mikut të Xhihadit Xhon
Fluturimi shkoi shumë mirë dhe pasi avioni u ul, u drejtuam drejt sportelit të mbërritjes, ku dorëzuam pasaportat tona. Abu Muharib (Xhihadisti Xhon) e kaloi verifikimin e pasaportes pa problem.

Nga ana tjeter, zonja perballe meje hapi pasaportën dhe filloi ta shfletonte duke parë vulat e vendeve, tek te cilat kisha udhetuar. Iu drejtua më pas nje gruaje tjetër për t’u konsultuar.

Me pas erdhi drejt meje dhe me pyeti se përse po e vizitoja Shqipërine. Siç e kisha menduar më parë, i thashe se isha thjesht transit për disa ditë, para se të shkoja për ne ishullin e Korfuzit. 

Ajo me pyeti menjëherë, nëse njihja ndokënd në Shqipëri dhe unë mohova, duke thënë se këtu isha tranzit.

Pas kësaj më la të kaloja. Abu Muharib dhe une dolëm nga aeroporti që ishte në periferi të kryeqytetit te Shqipërisë, Tiranës.  Menjëherë morëm një taksi dhe u nisëm për në qendër të qytetit, për të gjetur një hotel, ku të kalonim natën.

Hymë në Shqipëri gjatë natës dhe ishim të lodhur dhe në atë orë ishte e pamundur të bashkoheshim me të tjerët. Gjetëm pra një hotel për të kaluar natën. Në hotel, na kërkuan një pasaportë, para se të mund të rezervonim një dhomë.

Menduam se kjo mund të na nxirrte probleme nëse do të qëndronim aty për shumë kohë, sepse do të ishte çështje kohe që autoritetet britanike të vinin re zhdukjen tonë dhe të zbulonin se ishim në Shqipëri. Ndaj, të nesërmen e lamë atë hotel për të gjetur një tjetër.

Pas 4 ditësh që ishim në Shqipëri, gjetëm një hotel tjetër ku treguam pasaportat tona false, për të rezervuar dhomën.  Nisëm pastaj përpjekjet për t’u bashkuar me kontaktin tone, që na ishte thënë, se do të na kalonte për në Turqi.

Javën e parë nuk morëm asnjë përgjigje.

Pas afërsisht një jave, arritëm të kemi një përgjigje, por duhej të prisnim ende një javë tjetër për t’u takuar. Gjatë kësaj kohe ne iu rikthyem një kontaktit tonë në Britani, për ta njoftuar se gjërat kishin ecur më ngadalë nga sa e kishim parashikuar dhe se duhej gjetur një mënyrë tjetër për të kaluar në Turqi.

Javën e parë, Abu Muharib dhe unë u përpoqëm të mbajmë një profil të ulët. Kjo do të thoshte se nuk mund të rrinim në hotel gjithë ditën, sepse njerëzit mund të dyshonin.

Nga ana tjetër nuk donim të na shihnin gjithë kohës duke shëtitur nëpër rrugë, sepse mund të ndodhte diçka dhe prezenca jonë do t’i sinjalizohej autoriteteve shqiptare.  Atëherë ishte i nevojshëm të mbahej situata në ekuilibër.

Dolëm nëpër dyqane për të blerë rroba që na ndihmuan të dukemi se ishim vërtetë për pushime. Kërkuam në internet për rrugë apo mënyra të ndryshme që përdornin njerëzit për të kaluar kufirin, në mënyrë klandestine.

Studionim dokumenta apo kërkonim zgjidhje alternative.

Gjithashtu kontaktuam Abu Usamah, që kishte qenë më parë në Sham, për ta mbajtur të informuar. Gjithashtu mund t’i kishim thënë vëllezërve në Ballkan, që ishin bashkë me të, nëse njihnin vëllezër të tjerë që të na ndihmonin si të kalonim për në Turqi.

Gjëja e parë që na bëri të kuptojmë se situata e muslimanëve të Shqipërisë ishte e vështirë, ishte kur unë dhe Abu Muharib hymë në një restorant.

Shqipëria është një vend me shumicë muslimane dhe ne menduam në mënyrë naive se nuk kishte rëndësi të pyesnim nëse kishte ushqim Hallall.

Por u gabuam. Atyre i dukej se ushqimi Hallall ishte ai që nuk kishte përmbajtje derri. E lamë pa prekur ushqimin që na u servir dhe dolëm nga restoranti. Gjatë kësaj kohe nuk morëm asnjë lajm nga kontakti jonë për nisjen apo për një zgjidhje alternative.

Opsioni i vetëm na mbeti të krijonim ndonjë lidhje me vëllezër të tjerë në xhami dhe ndoshta, pasi të kishim vendosur një marrëdhënie konfidenciale, mund ta diskutonim dëshirën tonë për të ikur në Turqi. Kaluan ditë të tjera dhe më në fund arritëm ta gjejmë kontaktin që kishim në fillim.

Ramë dakort me të për një takim. Duke mos e ditur se ne ishim muslimanë praktikantë dhe meqënëse vetë ishte musliman vetëm si emër dhe bënte një jetë të shthurur, ai na la takim në një lokal.

Sipas tyre, Abu Marib dhe unë ishim arratisur nga Britania e Madhe për t’i shpëtuar ndjekjes penale dhe ndaj kishim nevojë të shkonim në Turqi fshehtas, pasi ndaj nesh mund të ishte lëshuar ndonjë urdhër - arresti.

Ata mendonin se ne kishim miq që na prisnin në anën tjetër të kufirit me dokumenta që garantonin një identitet të ri dhe strehim. Megjithatë, në takimin e parë na thanë se e kishin të pamundur të garantonin rrugën që na u premtua drejt Turqisë. Kjo kishte qenë një keqkuptim mes atyre dhe kontaktit tonë në Britani.

Pavarësisht distancës që kishin me Islamin dhe jetës së shthurur që bënin, ata bënë gjithçka mundën për të na ndihmuar.

Për këtë arsye i takonim çdo ditë, për t’u përpjekur bashkë mbi gjetjen e mundësive që kishim për të arritur në destinacion përmes pasaportës false dhe rrugëve klandestine. Për 5 javë mbetëm në këtë situatë, dhe çdo javë ndryshonim hotel.

Më në fund, Abu Marib dhe unë dolëm në përfundimin se nuk na interesonte më t’i takonim ato njerëz që nuk kishin si të na ndihmonin më shumë. I blemë atyre disa karta identiteti italiane, duke menduar se mund të na duheshin.

Të dy ramë dakort, që në këtë kohë, autoritetet britanike ishin në dijeni të nisjes sonë dhe me shumë mundësi të mbërritjes tonë në Shqipëri.

Kjo na e bënte të pamundur kalimin në rrugë ligjore, për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye i kërkuam kontaktit tonë në Shqipëri, të na organizonte një udhëtim në afërsi të kufirit me Greqinë. Greqia, duke qenë vend i Bashkimit Europian do të na lejonte të përdornim dokumentat tonë të rregullta, për të kaluar në Turqi.

Me besimin në Allah për suksesin tonë, Abu Marib dhe unë u nisëm bashkë me kontaktin tonë shqiptar në drejtim të Korçës. Rrugës ndaluam për të ngrënë. Shqiptarët donin të na çonin tek një restorant me hamburger shumë popullor në atë zonë.

Ishte hera e parë që gjendesha në këtë situatë pas pesë javësh dhe gjëja që më vinte ndërmend ishte si do ta justifikoja faktin që kisha ngrënë ushqim që nuk ishte Hallall. Por aty më erdhi ideja se që kur kishim mbërritur në Shqipëri nuk kishim ngrënë asnjëherë peshk.

Ata më thanë se ishim në restorantin me peshkun më të mirë në Shqipëri. Ky lajm na gëzoi sepse restoranti ishte i shkëlqyer dhe kishte pak njerëz. Kur arritëm në Korçë, shqiptarët u interesuan të gjejnë një udhërrëfyes për të na kaluar në Greqi dhe kur e gjetëm na kërkoi 1 mijë euro për secilin.


Fatkeqësisht nuk kishim zgjidhje tjetër, veçse të pranonim. U ndamë me kontaktet tona shqiptarë, pasi ata na kishin sistemuar në një fshat të Korçës.

Ai është mes besimtarëve… Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë. Shkëmbyem kontaktet me ta, në rast se do të kishim probleme rrugës dhe i kaluam tek udhërrëfyesi ynë. E pritëm disa orë në një kafe, derisa ai erdhi dhe na tha se ishte koha për t’u nisur/ Marrë me shkurtime nga Dar Al Islam

Burimi: Telegraph


927
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI