Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Rreziku i Xhihadit online 3.0
Publikuar me 01 Sht 2014

Rreziku i Xhihadit online 3.0

Videot e dhunes dhe masakrave qe vijne nga lindja e mesme ku 'ushtaret e betuar' te ISIS po presin koka njerezish na sjellin ne mend paradoksalisht skandalet e personazheve VIP qe per pasur vemendjen tone bejne cdo gje. Nese berja publike e ketyre videove horrori ka pasur per qellim qe te terheqin vemendjen tone atehere ia kane arritur me se miri.

Ne nje bote te qyteteruar, publikimi i videove te tilla do te sillte vetem shkaterrimin e ISIS pasi 99% e njerezve jane kunder dhunes dhe vdekjes se pafajshme te cilido race qofte ai. Por propaganda e ISIS ka ne qender pikerisht ate 1%-shin, qe vdekjen e sheh si instrument per arritjen e qellimeve te caktuara. Edhe ne perendim, ku mendojme se qyteterimi ka nje fare standarti, ekzistojne njerez (me probleme mendore, do shtoja) qe kryejne masakra te pakuptimta ne shkolla, kinema apo ne rruge. Njerez qe nuk shikojne me larg se maja e hundes se tyre pasi truri i tyre eshte i tymosur nga propaganda fetare ekstremiste.

Eshte ky shqetesimi i sherbimeve sekrete amerikane dhe britanike, se pas videove renqethese fshihet mesazhi i xhihadisteve qe ti bashkohen te gjithe ata qe duan dhunen dhe qe jeta e nje njeriu nuk ka asnje vlere para armeve te tyre. Sipas sherbimeve te inteligjences, xhihadistet po perdorin cdo mjet per te influencuar mbi mendjen e atyre qe duan ti bashkohen kasapeve njerzore. Nese sulmet terroriste te 11 shtatorit shfrytezuan median per te perhapur mesazhin e tyre, sot ata perdorin internetin, rrjetet sociale dhe cdo qe percon tek ata mesazhin e caktuar. Nju Jork Tajms i ka kushtuar nje artikull te gjate kesaj teme dhe menyres se si organizatat terroriste po perdorin internetin dhe mjetet e teknologjise per te rekrutuar njerez qe jane te gatshem behen pjese e adrenalines qe jep vdekja e nje njeriu.


1058
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI