Revista
|
|
Arkivi i shtypit shqiptar ka nje date interesante lidhur me rregjistrimin e popullsise me baze etnike dhe fetare. Ne nje interviste me Nikolas Gejxh, njeriun simbol te perpjekjeve greke per Vorio Epirin, thuhet se regjistrimi me baze fene, i eshte premtuar atij (Gejxhit) nga Berisha.
Gejxh dhe Berisha u takuan pas 10 vitesh armiqesi reciproke, me ndermjetesine e ambasades amerikane. Gejxh ishte shpallur nga vete Berisha person non grata ne Shqiperi, por pas takimit Berisha deklaroi:
"Per hir te se vertetes, ceshtja eshte pak me ndryshe... Nuk ia vlen shume qe te rremosh. Ndersa gjykoj se asgje, asnje cope toke e planetit, nuk ka ndryshuar me shume se Ballkani. ..Takimi qe une bera me Ambasadorin Jeffrey dhe publicistin, shkrimtarin Nikolas Gage, u perqendrua teresisht pothuajse ne respektivat e integrimeve ballkanike dhe europiane. Nga ana tjeter nuk e fsheh dhe dua ta rikonfirmoj qendrimin tim ndaj pakicave. Do respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi", tha Berisha.
Kurse Gejxh deklaroi se "Berisha ka ndryshuar dhe se te gjithe ne jete bejme gabime.."
'Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime, - tha Gejxh
Me poshte intervista e Gejxh nxjerre nga arkiva dhene gazetarit I.Babaramo:
Kryetari i lobit grek në SHBA pranon se "të gjithë në jetën e tyre bëjnë gabime" në lidhje me marrëdhëniet e tendosura që ka patur me qeverinë shqiptare tetë vjet më parë, kur u shpall dhe "persona non grata" në Shqipëri. Një mbrojtës i flaktë i "çlirimit të Vorio Epirit", Gejxh u shpreh dje në një intervistë të shkurtër për gazetën se "kufijtë e Ballkanit do ndryshojë kur të gjitha vendet e rajonit do integrohen në Evropë". Me konceptin e ndryshimit të kufijve ai thotë se ka parasysh lëvizjen e lirë të njerëzve.
Takimi juaj me Berishën ishte një surprizë. Çfare u tha në atë takim?
Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime.
Ish-presidentin ju e keni sulmuar për një kohë të gjatë. A keni ndryshuar mendim?
Disa nga qëndrimet e tij në të kaluarën unë i kam kritikuar fort. Por të gjithë ne bëjmë gabime në jetë. Tani ka ndryshime qëndrimesh dhe mua më duhet të pranoj qëndrimet e reja që po thonë.
Me çfarë merreni tani në Shtetet e Bashkuara?
Shkruaj libra dhe bëj filma.
A vazhdoni të merreni me organizatat e diasporës greke?
Ajo që unë përpiqem të bëj është përmirësimi i të drejtave të minoriteteve në përgjithësi, duke punuar për disa organizata të cilat nuk kanë të bëjë vetëm me minoritetin grek, si për shëmbull në Afrikën e Jugut ose në Rusi gjatë periudhës së regjimit komunist. Detyra ime si shkrimtar është të flas në emër të atyre që nuk kanë mundësi të flasin në emrin e tyre.
A mendoni se duhet të ndryshojë harta e Ballkanit?
Unë mendoj se e ardhmja e Ballkanit është në Europë. Dhe me hyrjen në Europë gjithçka ndryshon. Ndryshojnë kufijtë. Ndryshon dhe nervoziteti që ka lidhje me kufijtë. Njerëzit do të kenë mundësi të lëvizin lirisht përmes kufijve. Ju jeni i ri, por unë e mbaj mend se para Luftës së Dytë Botërore kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të kalohej pa pasur nevojë për pasaportë, vizë. Banorët e fshtatit tim shkonin në Shqipëri, shqiptarët vinin lirisht në zonën tonë. Nuk kishte asnjë problem. Dhe mendoj se integrimi në Europë do ta bëjë të mundur sërish atë realitet.
*******
Regjistrimi i fundit zyrtar në Shqipëri është bërë në vitin 1979. Të dhënat për këtë regjistrim mund të gjenden në botimet enciklopedike të vitit 1985.
Sipas këtij regjistrimi të 79-ës, në Shqipëri kishte 54.687 vetë me kombësi joshqiptare (që hyjnë tek pakicat kombëtare). Kjo shifër përbënte 2.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të asaj kohe.
Ndër ta, 49.037 vetë ishin grekë që banonin kryesisht në krahinat kufitare jugore në Gjirokastër dhe Sarandë; 4.163 ishin sllavë (pjesa kryesore e tyre, ishin maqedonas që në kohën e regjistrimit të 79-ës banonin në zonën e Prespës).
Ish-Kushtetuta e Shqipërisë (ajo që njihet si Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste) në nenin 10 të saj thoshte:
"Pakicave kombëtare në Shqipëri u sigurohet mbrojtja dhe zhvillimi i kulturës dhe traditave popullore, përdorimi i gjuhës amtare dhe mësimi i saj në shkollë, zhvillimi i barabartë në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Çdo privilegj e pabarazi kombëtare dhe çdo veprim që shkel të drejtat e pakicave kombëtare është antikushtetues dhe dënohet sipas ligjit".
**********
Debati mbi regjistrimin e ri
TIRANË- Instituti i Statistikave ka organizuar sot një tryezë për regjistrimin e ri të popullsisë dhe banesave.
Sipas INSTAT, regjistrimi që do të përfshijë në pyetësor edhe deklarimin e etnisë dhe fesë do të nisë në vitin 2011.
Pyetësori do të jetë individual, ndërkohë që pyetësori ku do të deklarohet etnia dhe feja nuk është i detyrueshëm, pra lihet në vullnetin e vetë personit që regjistrohet.
Drejtoresha e INSTAT ka sqaruar se ne pyetesorin per kete pike, jo vetem qe individi eshte i lire te pergjigjet ose jo, por eshte shtuar edhe opsioni: preferoj te mos pergjigjem.
Nderkohe, pjese e pyetesorit do te jene dhe disa module mbi gjendjen ekonomike.
Nisja e regjistrimit edhe mbi bazë etnie e feje solli reagimin e menjëhershëm të historianëve, studiuesve dhe më pas edhe klerit. Sipas historianëve, ky regjistrim do të shtrembërojë të vërtetën. Madje shumë të tjerë e cilësuan edhe si tradhti kombëtare.
Edhe tri selitë më të mëdha të komuniteteve fetare në vend nuk ndajnë të njëjtin mendim, për sa i përket elementit fetar në regjistrimin e popullsisë. Secila palë ka folur nëpërmjet zëdhënësve apo përfaqësuesve, të cilët thonë se përkohësisht nuk ka asnjë qëndrim zyrtar në ana e institucioneve.
Sipas përfaqësuesit të komunitetit ortodoks, cështja e regjistrimit të popullsisë është një aktivitet shtetëror, dhe Kisha sipas tij merret vetëm më çështjet shpirtërore. Sipas Don Gjergj Metës, një regjistrim i tillë i popullsisë nuk përbën aspak problem për sa kohë ai përdoret për qëllime statistikore.
"Cilido të jetë rezultati i statistikave apo përqindjeve, ai nuk ka për të cenuar bashkëjetesën fetare apo harmoninë e komuniteteve fetare", argumenton Dom Gjergj Meta.
I njëjti reagim vjen edhe nga komuniteti mysliman. As ky institucion nuk ka një qëndrim zyrtar në lidhje me regjistrimin e popullsisë mbi bazën e etnisë dhe të fesë. Drejtori i Kulturës në Komunitetin Mysliman, Dorian Demetja tha se nëse regjistrimi i popullsisë bëhet mbi baza fetare, ai nuk do të jetë objektiv dhe për më tepër rezultati do të jetë fiktiv dhe jo real.
Kurse At Nikolla Marku, famulltari i kishës "Shën-Maria", në Elbasan, e ka çuar më tej debatin mbi regjistrimin e popullsisë në aspektin fetar dhe etnik duke e cilësuar atë tradhti kombëtare. Sipas tij, një regjistrim i tillë do t'i shërbente ultranacionalistëve grekë, pasi qëllimet për këtë regjistrim i sheh si antikombëtare, të cilat mund t'i shërbejnë ëndrrës së shovinizmit grek për Vorio Epirin. Gjithashtu, prifti i kishës "Shën Maria", i cili konsiderohet si një ndër kundërshtarët e fortë të Janullatos në Shqipëri thotë se nuk është kjo koha e duhur për këtë lloj regjistrimi.
Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, historiani Pëllumb Xhufi dhe staticientja Milva Ikonomi janë shprehur kundër këtij regjistrimi në nje takim te posaëem, duke sjellë secili argumentet e tyre.
"Një regjistrim i tillë mbi bazën e përkatësisë fetare, jo vetëm që nuk do t'i shërbejë së vërtetës, po mund ta dëmtojë atë dhe mund të krijojë shqetësime brenda shoqërisë shqiptare dhe në marrëdhëniet e shoqërisë me vendet fqinje", - tha Meidani në fjalën e tij.
Sipas historianit Pëllumb Xhufi një nismë e tillë bie ndesh me Kushtetutën. Duke bërë një paralelizëm me Paktin Detar me Greqinë, Xhufi ka thënë se edhe regjistrimi i ri, nëse dërgohet në Kushtetuese, do të rrëzohet njësoj si marrëveshja e ujërave.
Historiani Pëllumb Xhufi e komentoi nismën e re të qeverisë, duke e konsideruar si një tradhti kombëtare. 'Berisha po ben tradhtine e dyte kombetare' - u shpreh ai
Thuajse te gjithe historianët e shprehur mbi kete argument janë disi skeptik, ndaj regjistrimit të popullsisë shqiptare mbi bazën e elementit fetar dhe atij etnik.
Ajet Shahu, profesor i historisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në një intervistë të dhënë për "Shekullin", shprehet se regjistrimi mbi baza të tilla do të sillte probleme. Prej tyre ai veçon prishjen e harmonisë që ekziston me komuniteteve fetare në vendin tonë.
Por sipas tij jo më pak probleme do të sillte edhe vendi fqinj Greqia, e cila ndoshta mund të keqinterpretoj rezultatet e regjistrimit dhe ti përdorë ato
Edhe pse historianët e kanë kundërshtuar nismën e qeverisë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, duke e cilësuar atë të panevojshme dhe që mund të sjellë përçarje fetare dhe rritje të numrit fiktiv të minoriteteve në vend, kreu i qeverisë, Sali Berisha, i qëndron argumentit të tij se regjistrimi i popullsisë në këtë bazë nuk përbën asnjë problem.
"Në këtë kontekst të mendosh se deklarimi i besimit fetar përbën një element supozojmë përçarës fetar, kjo nuk qëndron. Nuk ka asnjë bazë reale, sepse këtu në Shqipëri si askund tjetër njerëz me besime të ndryshme fetare kanë jetuar në harmoni në të gjitha kohërat", - tha Berisha, - 'Nuk shoh këtu as dëmin më të vogël. Po të kthehem pas në vitet '90-të kishte intelektualë që mendonin se duhet të nisnin një proces masiv konvertimi. Doktrina jonë ishte, aty ku ishin 4 myslimanë, të ngrihej një xhami, aty ku ishin 4 të krishterë një kishë dhe aty ku ishin 4 bektashinj, një teqe. Ne jemi për respektimin e plotë të besimit", - u shpreh S.Berisha
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje