Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Rilindje nga formularet e PS
Publikuar me 10 Kor 2013

Rilindje nga formularet e PS

Qe Edi Rama do te sillte rilindje ne shqiperi ishte e dyshimte qe ne momentin qe lideri i se majtes vendosi te kete si kale beteje kete slogan kaq gjithperfshires.

Permasa e fjales ishte teper e madhe, aq me teper per nje formacion politik si PS e cila pervec dhjetra biznesmeneve afer kryetarit (Nje Zot e di pse i duhet mandati i deputetit nje pareliu !!!) ne listat e saj per deputet kishte edhe shume persona me precedent penal dhe madje te sapo dale nga burgu.

Megjithate te gjitha keto bien poshte, perderi sa sovrani vendosi t’u besoje (Ndoshta nga mungesa e alternatives qe ofron politika jone) qeverisjen e vendit per te bere me mire ate cka qeverisja 8 vjecare e se djathtes la pa bere ose i beri keq.

Te gjithe ata njerez me mendje te ftofte dhe me gjykim te shendoshe duhet te zhgenjehen ose duhet te fillojne te ndihen si te tille qe nga ky moment, qe “kryerilindasi” leshoi gafen e pare ende pa filluar pune.

Pervec se pak dite me pare thirri ne takim sikur te ishin vartesit e tij ne PS, Presidentin e Republikes, kryeprokurorin dhe guvernatorin e bankes duke u kerkuar dhogari pa hesap, dy dite me pare leshoi edhe bomben e madhe, ate se si ky zoteri mendon ta ndertoi shtetin e rilindjes.

Thirrja e Edi Rames per tu regjistruar ne formularet e PS per tu punesuar ne administraten e Shtetit Shqiptare ne menyre qe te rilinde shqiperia, eshte pak te thuash se eshte shkelje e Kodit te punes dhe ligjit per administraten publike.

Ajo eshte nje dhunim i ligjeve ne fuqi, tallje cinike me te gjithe ata qe besuan ose besojne se ne kete vend mund te punesohesh pa u bere pjese e nje force politike, si dhe mbi te gjitha eshte tregues i konceptit te kryeministrit te ardhshem per shtetin.

Si mund t’i besoje sot nje zyrtar ose nje person i depolitizuar Edi Ramen se do jete “I paanshem” ne ndertimin e administrates publike, kur ende pa marre akoma detyren u tregon njerezve deren e partis socialiste si e vetmja rruge per tu punesuar ne shtet !!!

Nuk dua te ndalem ne papajtueshmerine ligjore te kesaj nisme, pasi ajo nuk qendron as ne qiell, as ne toke, por dua te ve ne dukje faktin se nisma e kryetarit te parties socialiste nuk ka te beje aspak me shtetin e se drejtes qe pretendon te ndertoje ne nje vend i cili i besoje ne nje mase qe edhe vete ai nuk e ka pritur kurre.

Duke njohur modelin Rama ne Bashkine e Tiranes dhe pervojen qeverisese te tij ne kete njesi te rendesishme administrative, jam i bindur se kjo “cudi” nuk do te jete e fundit qe do te degjojme nga goja e kryeministrit te ardhshem.

Sot, Ai sapo e deklaroi se rekrutimi i administrates ne kete forme do te jete vetem fillimi i Rilindjes. Miresevini……


863
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI