![]() |
Revista
|
|
Dogana eshte porta kryesore e nje ekonomie sado e rendomte qofte ajo. Eshte vendi ku nje shtet ka mundesi te taksoje kompanite dhe jo qytetarin e thjeshte apo te varfer. Por me nderrimin e pushtetit te gjithe kemi pritur më shume cilesi dhe profesionalizem ne te gjitha sektoret. Por vendosja ne krye te doganave te Zonjes (sic e quajne te adresa web e doganave ndonese nuk rezulton e martuar asgjekundi) Spiropali, i zbehu disi shpresat e atyre qe mendonin ndryshe. U gabuan ata qe menduan keshtu? Jo, aspak!
Marrja ne dore e doganave nga znj. Spiropali riktheu ne kohen e Nanos ne keto ambiente. Por, dikush mund te thote se qeveria zgjodhi "Crown Agents" qe ta asistoje dhe si eshte e mundur qe doganat jane ne kete gjendje? Kete, personalisht nuk e di. Por mund t'ju tregoj se si veprohet ne dogana sot, dhe konkretisht ne ate te durresit.
Po zbrisja nga trageti i linjes Bari-Durres jo me shume se nje muaj mepare, dhe impakti i pare me autoritetet ishte nje katrahure alla shqiptarçe qe askush nuk di nga te shkoje dhe kujt ti drejtohet per bere ç'doganimin. Por per "fat" aty nuk mungojne sekseret te cilet u vershuan mbi mua per te plotesuar dokumentacionin per nje grusht lek. Po Crown Agents? Me duhet te pranoj se perfaqesuesi anglez ndodhej aty mes te gjithve dhe kishte hapur syte duke pare kete paçavure shqiptare ku askush nuk e merrte i pari te dytin. Sinqerisht dua te them se, agjenti anglez ne kete rast nuk kishte cfare te bente.
Pasi sekseri me plotesoi dokumentet dhe me sugjeroi se si te levizja per te evituar te paguaja me shume seç duhej, mora rrugen te dilja nga dogana. Por siç ndodh rendomte ne keto 22 vite demokraci, me desh te perballesha me nja 5 ose 6 police te cilet mu desh ti korruptoja (tek e fundit per te çvatur ndonje lek kishin dale) deri sa te dilja krejtesisht nga porti.
Ky mekanizem vazhdon te aplikohet ne cdo cep te rruges ne shqiperi. Ka shume perfaqesues te ligjit te korruptuar sepse ka shume njerez te cilet nuk jane ne rregull me ligjin dhe per te vazhduar u duhet te paguajne, por u duhet te paguajne edhe ata pak njerez qe jane ne rregull me ligjin sepse jane viktimat e rradhes te policit, te zyres, te inspektorit etj. Problemi kryesore i korrupsionit eshte sepse sot u kerkohet te luftojne korrupsionin ata qe jane mesuar per 22 vite me korrupsion duke 'shqyer' nje 5 mije lekesh ketij e 10 mije lekesh atij. Hapi i pare per luftuar korrupsionin eshte zhdukja nga detyra e gjithe atyre qe kane sherbyer ne shtet keto 22 vite, ne menyre qe te mos infektojne ata qe kane marre detyren sot per here te pare (edhe pse 'vesi' i te berit korrupsion kur je ne detyre eshte bere tradite ne shqiperi nga më i vogli e deri tek më i vjetri).
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje