Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Reklama në CNN, ndreqet NewPorn’i në NewBorn
Publikuar me 16 Shk 2012



		
		  Reklama në CNN, ndreqet NewPorn’i në NewBorn

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se është përmirësuar gabimi në reklamën e transmetuar në CNN, pasi në versionin që ka qarkulluar dje është parë një lëshim tek shfaqja e obileskut “NewBorn” ku një nga shkronjat e saj konkretisht ajo B nuk ishte vërejtur mirë duke e devijuar qartë në “NewPorn”.

“Ashtu sikur premtuam, korrigjimi ne reklamën e CNN për 4 vjetorin e pavarësisë u realizua dhe linkun me korrigjim po ua përcjell të bashkangjitur. Ju falënderoj të gjithëve për komentet, reagimet, mbështetjen dhe kritikat. Të gjitha kontribuojnë në përmirësimin e performancës tonë si Ministri dhe rrjedhimisht në të mirë të Kosovës. Urime 4 vjetori i pavarësisë së Kosovës me dëshirën dhe besimin që ky vit do të jetë më i mirë dhe në 5 vjetorin e pavarësisë do të jemi më të suksesshëm si shoqëri dhe si shtet. Urime ditëlindja Kosovë”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Spoti për të cilin Qeveria e Kosovës do të paguajë një milion euro, synon promovimin e vendit në rrjetin mediatik amerikan CNN.


928
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI