Revista
|
|
Një raport sekret i agjencive ligj-zbatuese ne Shqipëri ka listuar plot 363 zona, ne te cilat kultivohet kanabisi, një numër i përafërt me atë të komunave që kishte Shqipëria para reformës administrative.
Dokumenti është hartuar edhe me ndihmën e partnereve nga Gjermania dhe Italia, duke dhëne nje panorame te plote te trafikut te hashashit qe gjeneron miliarda euro fitime, sipas vizionplus.
Shqipëria konsiderohet një prej prodhuesve kryesor të kanabisit në Europë duke mundur te kaloje mbi nje mije ton marijuane ne vit.
Trafikantet nga Jugu ne Veri bashkëpunojnë me drejtues lokale dhe oficere te policisë, per te garantuar mbrojtjen e parcelave me droge kundrejt pagesës prej 10 euro per rrënje, ose duke dhëne si këmbim 30% te prodhimit ne fund.
Te dhënat sekrete kane evidentuar se trafikantet veç bandave te armatosura, po përdorin edhe dronet per kontrollin e hapësirave me kanabis.
Për here te pare kjo teknologji është zbatuar ne Kruje dhe sipas te dhënave, po përhapet me shpejtësi edhe ne zona te tjera.
Tendenca e kultivimit ketë vit ka kaluar parashikimet. Këto dokumente tregojnë se hashashi ka mbuluar jo vetëm lumin e Vlorës, Tepelenën apo malësitë e Dukagjinit, por edhe zona te tera ne juglindje, veri, ne Fier, Berat e Skrapar, apo edhe ne Mat, Kruje e Dibër.
Trafikantet gjithashtu janë kujdesur te sigurojnë fara kanabisi qe sigurojnë rritje te shpejte dhe me cilësi.
Gjithë sasia e hashashit kalon ne perëndim, por ketë radhe, duke ndryshuar edhe rrugët tradicionale. Se fundmi, tonelatat me droge ndjekin itinerarin: Shkodër – Mali i Zi – Serbi – Hungari dhe më pas në Gjermani.
Ne tregjet perëndimore, marokenet janë drejtuesit kryesore te trafikut dhe ata sipas informacioneve bashkëpunojnë ngushte me grupet shqiptare.
Ato shpërndajnë hashashin ne Itali e Greqi, e me pas dhe ne Holande, France, Hungari, Ceki, Austri e Gjermani.
Raporti thekson se çdo vit ne europe harxhohen 24 miliardë euro për drogën dhe një pjesë e mirë e këtyre fitimeve u kalojnë grupeve kriminale shqiptare.
Vetëm nje dite me pare ne jug te Italisë, policia arrestoi disa shqiptare, te cilët kishin transportuar me gomone plot 2 ton hashash.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje