Revista
|
|
Video-ja e ekzekutimit te gazetarit James Foley pak dite mepare ka bere xhiron e botes dhe sherbimet inteligjente amerikane dhe ato britanike tashme jane ne pune per te gjetur 'kasapin'. Sipas disa informacioneve shume gjasa ka qe personi me kapuç ne koke mund te kete qene reperi anglez Abdel-Majed Abdel Bary.
Por cfare lidhjeje ka kjo rryme muzikore me islamin? Po me xhihadizmin?
1. Ketu duhen sqaruar disa gjera qe nuk duhen ngaterruar. Repi me islamin dhe Repi me xhihadin. Nuk jane te pakte ata reper qe jane bere pjese e islamit duke filluar nga Busta Rhymes, Nas, Ice Cube, Krs-One, Everlast, Jeru the Damaja, Mobb Deep, Mos Def, Rakim e deri tek Jay-Z. Artistet e lartpermendur nuk kane te bejne me xhihadin, madje ne shume raste japin mesazhe paqeje duke u munduar te ulin diskriminimin per shkaqe fetare.
2. Rasti i reperit anglez Abdel Bary nuk eshte sporadik. Te njejten gje mund te themi per reperin Anas El Abboubi i rritur ne Bresha te italise. Hera e fundit qe eshte pare ka qene Alepo, Siri, i armatosur krah rebeleve.
3. Repi dhe islami kane nje histori te vecante qe ka pare shume artiste te gjejne rimat e vargjeve te tyre sipas gjuhes te te rinjve perendimore. Vete ata jane shprehur se kjo rryme muzikore jep emocione te forta qe ben te ndihesh dikush. Qe nga fillimi, repi eshte krijuar per te shfryre gjithe inatin ndaj dikujt apo dickaje ndaj nuk ka munguar qe repi te shoqerohet edhe me dhune. Mjafton te kujtojme vrajet mes zezakeve, si Tupac.
4. Nje tjeter rast i repit dhe xhihadit mund ta gjejme te kengetari i kesaj rryme ne Holande, Hozny, i cili ka publikuar nje video ku shfaqet duke rrembyer deputetin anti-xhihadist Geert Wilders. Personazhi qe luan deputetin holandez rrembehet dhe mepas vritet me nje plumb ne koke.
Vitin qe shkoi, nje tjeter reper ka mbetur i vrare ne Siri: behet fjale per reperin nga gjermania Denis Mamadou Cuspert ne art i njohur si Deso Dogg.
5. Repi i lidhur me islamin tashme ka dhe adresa web si www.muslimrap.net apo radio web www.muslimhiphop.net ku mund te shkarkohet falas shume kenge. Pjesa me e madhe e ketyre kengeve nuk flet per xhihad ose te pakten nuk ben referimente direkte. Por nuk mungojne raste ku citohen vargje te kuranit ku nenkuptohet lufta ndaj te pafeve (sic i quajne ata).
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje