Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Ramiz Alia, "Nostradamusi" i demokracise Shqiptare
Publikuar me 12 Tet 2013

Ramiz Alia, "Nostradamusi" i demokracise Shqiptare

Dy ditë më parë Servet Pëllumbi publikoi në Channel One një dokument shumë të rëndësishëm që hedh dritë mbi të sotmen politike të Shqipërisë. 

Dokumenti autentik i një mbledhjeje të Byrosë nis me frazën e Ramiz Alisë, thotë se sistemi komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist dhe se "jemi të detyruar të ndryshojmë strategji" e cila ka dy synime: 

Tekstin e plotë të pacensuruar - diskutimi top-sekret i Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë politike në vitin 1989 dhe platforma që ai mori nga Mikhail Gorbachev - të cilin e ka siguruar Gazeta Dita, do ta sjellim të plotë më poshtë.

“Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.

Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

1) Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në

2) Në krijimin e pluralizmit politik.

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës anti-komuniste.

Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: dhe këta e urrejnë komunizmin. 

Do të afrohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme. 

Por, kurrë nuk do t’i lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, e neve bëhemi izmeqarët e tyre.

Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që t’ju japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. 

Në forma të ndryshme do t’i ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. 

Por, këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

Një shqetësim mund të krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës. Do u japim një mini-pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne njerëzit tanë.

Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”.

I pyetur nga Dita se a u zbatua ajo platformë në Shqipëri, Pëllumbi thotë: “Me përpikmëri”.

“Unë këtë e kam trajtuar në intervistën që dhashë në tre drejtime kryesore: Në pluralizmin politik që do ta udhëhiqnin të emëruarit nga partitë komuniste, në trajtimin e ish-të përndjekurve politikë dhe në qëndrimin ndaj pronarëve”, ka thënë ai, duke mos përjashtuar mundësin që Sali Berisha dhe Fatos Nano ishin të përzgjedhurit e Ramiz Alisë.

Faksimile e dokumentit te miratuar ne byrone politike ne vitin 1989: Si do te jete demokracia shqiprare


1137
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI