Revista
|
|
Kryetari i PS është fotografuar të dielën në mëngjes në gjendje të dehur i shtrirë në bordurën e një pishine të një prej lokaleve kryesore në Korçë.
Burime nga Ex-press.al bëjnë të ditur se Rama ka fjetur në hotelin me emrin “live galery” natën e së shtunës, ku ai ka konsumuar alkool. Hoteli ndodhet në bulevardin “Republika” që është bulevardi kryesor i Korçës.
Nuk ka qenë e vështirë për kalimtarët që nga kafenetë përbri këtij hoteli të shikonin Ramën të shtrirë në bordurën e pishinës. Këto foto janë bërë nga Ex-press.al nga ambjentet pranë hotelit.
Kryetari i PS ishte në fundjavë në qytetin e Korçës dhe zonat perreth ku prezantoi programin e partisë. Rama ka gjetur një moment relaksi në mëngjesin e së dielës, i shtrirë në bordurën e pishinës.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje