Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Rajmonda Bulku padit Myftarajn: Nuk kam qenë e dashura e Ismail Kadaresë
Publikuar me 08 Nen 2011

  Rajmonda Bulku padit Myftarajn: Nuk kam qenë e dashura e Ismail Kadaresë

Deputetja e Partisë Demokratike Rajmonda Bulku, ka paditur në gjykatë me akuzën e shpifjes, gazetarin Kastriot Myftaraj në lidhje me pohimet e tij për lidhje dashurie mes Bulkut dhe shkrimtarit ismail Kadare.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë deputetja demokrate, para karrierës politike, aktore shumë e njohur e filmave dhe teatrit shqiptar.
Duke iu referuar shkrimeve dhe pohimeve të Kastriot Myftarajt, Rajmonda Bulku është shprehur në padinë e saj se “jam e shokuar nga fantazitë e tij, deklarimet dhe shkrimet e Myftarajt, kanë tejkaluar çdo fantazi haluçinante”.
Shpifja në drejtimin tim në mjediset mediatike dhe politike më ka sjellë shqetësim të madh-shprehet Rajmonda Bulku në padi. Ankimi i saj në gjykatë i referohet shkrimeve të Myftarajt pas botimit të librit me kujtime nga Helena Kadare, gruaja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.


1551
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI