Revista
|
|
Shqipëria është vend i çudirave. Çudia e rradhës vjen nga fshati Sukth.
Një banori të këtij fshati para disa kohësh i është vjedhur motorin para banesës, pasi ka denoncuar në polici dhe ka parë që nuk ka marrë asnjë zgjidhje, i është futur “punës” për të gjetur hajdutin.
Pas dii ka kërkuar me insistim ka arriturr ta gjejë autorin e vjedhjes.
Banori ka treguar se pasi ka gjetur hajdutin i ka bërë edhe një video ku ai (hajduti) i thotë se i ka vjedhur motorin.
“Më vodhën një motor para shtëpisë. Vajta për të bërë denoncim, më thanë hajde mbas 3 ditësh.
Por jo vetëm që rasti nuk u hetua, por prokuroria e kishte pushuar fare çështjen sepse nuk kishte shume prova…..
Pas kësaj, ju futa vetë punës deri sa arrita ta gjej autorin.
Pasi e gjeta, autori më ka çuar tek shtëpia, motorin e kisha para syve, ai ia hoqi vetë grupin e me tha: ‘pjesa tjetër më duhet mua’. I mora vetëm grupin, se motorin (skeletin) s’ma jep.
Pasi e kisha inçizuar duke pranuar fajin dhe motorrin ma çmontoi para syve, policia tani më thotë, ‘jo s’ka vjedh krejt motorin por vetëm grupin”, - u shpreh banori për mikrofonin e emisionit “Stop”.
Rasti është denoncuar në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje