Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Qeshni me "Veriu Barcaleta..."
Publikuar me 08 Jan 2009

Qeshni me "Veriu Barcaleta..."

Nje grua e re shkon tek fallxhori:

- Pese vjet me pare - i thote - erdha dhe u konsultova tek ti. Atehere me the se do te kem nje burre edhe pese femije.

- E cfare ndodhi?- e pyeti fallxhori.

- Ajo qe the u vertetua: kam pese femije! Tani dua ta di se kur do te kem burre?!



Nje grua e moshuar i afrohet policit te komunikacionit dhe e pyet:

- Ju lutem, mund te me tregoni se cila rruge me shpie me se shpejti deri ne spital?

- Kalo neper kete shesh symbyllazi dhe do te jesh atje brenda pese minutave.



More, Hasan, i ke premtuar gruas tende se nuk do t`i shkosh ne shtepi i dehur?

-Posi jo more, madje po e mbaj premtimin: Sot behen dhjete dite qe une nuk shkel fare ne shtepi.



Dentisti i thoshte pacientes: -Zonje hapeni gojen ju lutem!

Faleminderit, - ia kthen pacientja.

Perse me falenderoni?- e pyet dentisti

Sepse shoqi im me thote gjithmone "Mbylle gojen!"- i pergjigjet pacientja.



Ai kerkoi te me puthte, ndersa une i futem nje shuplake te mire, por ai vazhdonte prape... - Dhe ti cfare bere? - c`te beja, i thashe se nuk dua te shikoj surratin. -Po ai? -Fiku driten...



Deshiroja te dija - i tha nje nxenese bukuroshe instruktorit te saj - eshte e mundur qe nje shofer te puthe pasagjeren ndersa eshte duke ngare makinen?

Kjo eshte nje pyetje qe e kane bere shume vete - i thote instruktori - dhe aplikimi i saj do te jete objekti i mesimit tone te pare!



Vajten dy shqiptare ne Amerike. Te dy u vendosen me shtepi balle per balle njeri-tjetrit dhe mengjes per mengjes dalin ne dritare dhe ia fusin muhabetit. Vazhdon ky avaz deri sa nje nga fqinjet u ankua dhe u tha se cfare benin keshtu mengjes per mengjes se i nxirrnin gjumin. Pse nuk flisni ne telefon dhe na leni rehat- i thote ajo. Te nesermen njeri nga shqiptaret i bie telefonit dhe i thote tjetrit - miremengjes, dil pak te dritarja te bejme muhabet.



Sa kohe i duhen nje polici per te shkruar "Gezuar ditelindjen" mbi nje torte?

- Dy ore e nje minute...

- Nje minute per te shkruar gezuar ditelindjen dhe dy ore per te pastruar makinen e shkrimit.



Nje dite nje polic ndalon nje makine dhe i nevrikosur se nuk arriti te gjente gabimin me te vogel per ta gjobitur, i thote shoferit:

-Cfare ke ne bagazh?

-Asgje zoti polic, vec nje makine llogaritese.

-Hape bagazhin te shohim!

E hapen bagazhin dhe cfare te shohesh, aty kishte nje kallash, dhe polici i drejtohet perseri shoferit:

-Po ti me ke tallesh?

-Jo z. polic nuk po tallem - i thote shoferi.

-Po ti me the se ke nje makine llogaritese, ndersa ketu kemi nje kallash?!

-Epo z. polic ne me kete i bejme llogarite (lajme hesapet).

Ju mund te lexoni ose mund te dergoni barcaleta duke vizituar Veriu Barcaleta


2214
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI