Revista
|
|
Televizionet Top Channel dhe Ora News kane arritur te sigurojne pamjet e videos që dëshmon dhunën e ushtruar mbi deputetin demokrat Genti Strazimiri nga dy deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu në korridoret e Kryesisë së Kuvendit në 10 korrik 2014.
Në pamje shfaqet deputeti Strazimiri që fillimisht i afrohet deputetit socialist Ndoka, i cili pasi e tërheq nga xhaketa e godet disa herë me grushte në fytyrë. Kanë qenë deputetët e pranishëm në hollin e Kuvendit ata që kanë bërë të mundur ndaljen e konfliktit.
Por në momentin kur deputeti Strazimiri ka qenë në derën e njërës prej sallave të Kuvendit, nga shkallët ka zbritur deputeti Pjerin Ndreu, i cili, siç tregojnë pamjet filmike, e ka goditur kolegun në kokë.
Duket se kjo është prova më e fortë që Prokuroria e Përgjithshme ka në dorë, veç dëshmive të të pranishëmve, që provon përfshirjen e deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu në përplasjen me deputetin demokrat Gent Strazimiri.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje