![]() |
Revista
|
|
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Dashi (21.03. – 20.04)
Kjo shenjë njihet për nga kokëfortësia e saj, dëshiron të argumentojë dhe mendon vetëm për veten e tij.
Anët e mira: Kurrë nuk do të mërziteni!
Anët e këqija: Ana e errët e dashit është egoja me të cilën nuk durohet, prandaj përgatitni nervat.
Plus: Merruni me sport së bashku.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Demi (21.04 – 21.05.)
Ju lumtë atyre të cilët janë dashuruar në kohën që mbizotëron kjo shenjë.
Anët e mira: Me demin mbizotëron Venera, planeti i dashurisë, prandaj ju pret kënaqësi në çdo hap.
Anët e këqija: Janë shumë të turpshëm dhe kjo do t’ju pengojë.
Plus: Demat janë zotërues të podiumit të vallëzimit – kënaquni!
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Binjakët (22.05 – 21.06.)
Kjo është koha për të qëlluar cakun. Binjakët janë shenjë e komunikimeve, prandaj kjo lidhje do të zgjasë.
Anët e mira: Gjithmonë do të keni për çfarë të bisedoni.
Anët e këqija: Mungesën e dashurisë do ta kompensoni me bisedë, por më shumë puthje nuk do të bënin dëm.
Plus: Lidhja do të pasurohet me porositë sekse përmes SMS-ve. !
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Gaforrja (22.06 – 22.07.)
Ju lumtë, keni zgjedhur momentin e duhur për të filluar lidhjen.
Anët e mira: Do ta keni të lehtë të shprehni emocionet tuaja.
Anët e këqija: Gaforret janë të njohur për shfaqjen e emocioneve, nganjëherë mund të ndiheni se një gjë e tillë po ju ngulfat.
Plus: Me siguri se do të kënaqeni me shëtitjet.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Luani (23.07. – 22.08.)
Kjo lidhje do të fillojë dhunshëm, por me siguri se edhe do të zbehet shumë shpejt.
Anët e mira: Ngritje dramatike!
Anët e këqija: Rënie dramatike!
Plus: Kënaquni me sporte!
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Virgjëresha (23.08 – 22.09.)
Virgjëresha është shenjë e cila dëshiron detajet, prandaj me siguri se do t’ju kujtohet data e takimit dhe çfarëdo që keni kaluar së bashku!
Anët e mira: Do t’i kujtoni datat e rëndësishme.
Anët e këqija: Imtësitë mund t’ju pengojnë.
Plus: Në këtë lidhje do të keni plan për secilin aktivitet të përbashkët.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Peshorja (23.09 – 22.10.)
Peshorja është shenjë e mirë për fillimin e një lidhjeje të re dhe keni mundësi të madhe për sukses.
Anët e mira: Venera, planeti i dashurisë kujdeset për ju.
Anët e mira: Peshoret shumë shpesh dinë të jenë të pavendosura, prandaj shumë shpesh mund t’ju ndodh nëse do të shkoni në shtëpi apo diskotekë.
Plus: Ushqejeni njëri-tjetrin me çokollatë.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Akrepi (23.10 – 21.11.)
Nëse lidhja juaj ka filluar në shenjën e akrepit, do të kënaqeni me veten tuaj. Keni kujdes ngase dinë të jenë mjaft agresiv dhe mund të kërkojnë hakmarrje.
Anët e mira: A duhet të flasim për a....
Anët e këqija: Nëse diçka shkon mbrapsht, gjërat mund të bëhen të rrezikshme.
Plus: Lidhja në shenjën e akrepit, do t’i zbulojë gjërat për ju që kurrë nuk i keni ditur.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Shigjetari (22.11 – 21.12.)
Mirë se vini në botën e aventurave! Do të kënaqeni me momente të zjarrta të lidhjes suaj të re.
Anët e mira: Kjo lidhje do të ketë shumë kthesa.
Anët e këqija: Për shigjetarët bari është më i gjelbër se kudo tjetër.
Plus: Shigjetari është një shenjë që adhuron udhëtimet.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Bricjapi (22.12. – 20.01.)
Nëse dëshironi lidhje të gjatë, ajo që ka filluar me këtë shenjë, ka mundësi shumë të mira.
Anët e mira: Mund të bëni realitet atë që imagjinoni.
Anët e këqija: Bricjapi është një shenjë e ftohtë, kështu që nëse adhuroni ndonjë shenjë të zjarrtë, mund të ngriheni.
Plus: Kaloni kohën e lirë së bashku.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Ujori (21.01- 18.02.)
Nga të gjitha shenjat tjera, ujori më së shumti kënaqet në origjinalitetin e tij.
Anët e mira: Së bashku mund të pushtoni botën.
Anët e këqija: Duhet shumë mund.
Plus: Gjithmonë janë të gatshëm për çmenduri.
Nëse keni filluar lidhjen në shenjën:
Peshqit (19.02 – 20.03.)
Kur jeni takuar, keni ndjenjën se jeni të lindur për njëri-tjetrin.
Anët e mira: Rrethi romantik në të cilin do të kënaqeni.
Anët e këqija: Do të keni problem me realitetin.
Plus: Muzika është kënaqësia juaj e shpirtit.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje