Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Pseudonimet e deputeteve ne dosjet e Sigurimit te Shtetit
Publikuar me 19 Tet 2007

Pseudonimet e deputeteve ne dosjet e Sigurimit te Shtetit

Del ne qarkullim lista e plote me emrat e te perfolurve

Opcioni i hapjes se dosjeve te Sigurimit te Shtetit eshte tema e dites ne Kuvendin e Shqiperise. Deputetet kane rindezur vete me duart e tyre, diskutimet dhe dyshimet e kahershme qe datojne qysh nga epoka e famshme e komisionit te virgjerise me 1996 apo atij Bezhani te vitit 1997, tok me pseudonimet, persiatjet dhe hamendesimet qe lidhen me shume prej atyre qe sot jane ne postin e nderuar te perfaqesuesit te popullit. Diskutimet po perfshijne, ashtu sic edhe pritej, nje vale te vertete akuzash personale qe deputetet hedhin ndaj njeri tjetrit, pretendime shpesh edhe fare te pabazuara por me motivim te forte politik, keqdashje te atij tipi qe eshte bere shpesh sebep per daljen ne drite te shume aneve te panjohura te njerezve qe na qeverisin, e te tjera.

Nje liste me pseudonime dhe me referencat perkatese qe lidhen me emrat e deputeteve qe korrespondojne me to, po qarkullon prej disa ditesh ne celularet e deputeteve te te dy kraheve politike. Pretendimet ngrihen shpesh edhe thjesht mbi bazen e logjikes qe lidh profesionin apo kualifikimet e deputetit perkates me pseudonimin qe i bashkangjitet atij. Ne disa raste, te behet te mendosh se shefat e Sigurimit qe vendosnin pseudonimet per informatoret e tyre, duhet te kene pasur nje sens te forte humori ose pasion te theksuar per letersine. Ndonjeri prej pseudonimeve qe sipas pretendimeve i mvishet deputetit, korrespondon me karakteristika te tijat fizike. Ne disa raste edhe me pasione apo hobby te njohura boterisht te perfaqesuesit perkates te popullit dikur ish-bashkepunetor me sherbimin sekret.

Moda e pseudonimeve per deputetet, hyri ne qarkullim rreth nje vit me pare, kur ne kulmin e luftes se nervave per temat e nxehta qe lidheshin me kompromisin per zgjedhjet vendore u hap pa u marre vesh sesi debati: a duhen bere publike dosjet e Sigurimit. Vemendja e opinionit publik u zhvendos teresisht dhe gazetat serviren lista te tera pseudonimesh duke ngjallur hamendesime te shumta per deputetet dhe personat publike te cileve u referoheshin keto terma, shpesh edhe zbavitese. Sporti popullor i deputeteve me pseudonime, rihyri ne vemendjen e publikut perseri ditet e fundit kur u rinxor debati i vjeter i hapjes apo jo, te dosjeve te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, nderkohe qe vemendja e publikut ishte e perqendruar ne skandalin e madh financiar te rruges Durres – Kukes, shkarkimin e kryeprokurorit apo krizen e rende energjetike ne vend. Nje teme e nxehte, kjo e bashkepunetoreve te Sigurimit, ndoshta fale faktit se ne Shqiperine ish-komuniste ku sipas deshmive kronike te shtypit nje ne cdo tre shqiptare ka pasur bashkepunime sado te parendesishme me sherbimin famekeq te Sigurimit te Shtetit, ka ndezur nje vemendje te sforcuar nga ana e opinionit publik, i cili, per fat te mire apo te keq, ne keto 20 vitet e fundit kur edhe nami i strukturave sekrete s’eshte me ai i dikurshmi, ka ndryshuar strukturen, sferen e interesave dhe madje edhe ka humbur kujtesen kolektive.

Temat e pergjimeve, bashkepunetoreve sekrete dhe pseudonimeve te tyre, perpos efektit imediat politik ne sherbim te atyre qe vete i hapin dhe i hedhin ne treg si shashka tymuese per te terhequr vemendjen e publikut nga problemet reale, kane thjesht nje interes te percipte, kurioz dhe gazmor tek pjesa tjeter e opinionit, qe shikon tek keto pseudonime me kumbim soc-realist, thjesht jehonen e nje epoke bardh’e zi qe s’mund te shkaktoje me kurrfare ndikimi ne jeten e perditshme te shqiptarit te mesem, skeptik dhe pragmatist.

LISTA E DYSHIMEVE

Jemin Gjana – I vogli

Shaban Memia – Qukapiku

Jozefina Topalli – Dizenjatorja

Spartak Poci – Inxhinieri

Prec Zogaj – Ciftelia

Servet Pellumbi – Rraketa

Astrit Patozi – Alfons Balshaj

Ekrem Spahia – Drita e kuqe

Ridvan Bode – Financjeri

Besnik Mustafai – Shkrimtari

Nard Ndoka - Kronometri

Vili Minarolli – Profesori

Teodor Laco – Dragoi

Leonard Demo – Murrizi

Frrok Cupi – Llulla

Abdi Baleta - Stilografi


3944
  
1

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

nardi

Martë, 25 Nëntor 2014 16:38