Revista
|
|
Një gabim mund të konsiderohet si i rastit, por nëse vazhdimisht përsëritet e njëjta gjë, kjo kërkon që ta vejmë gishtin në kokë. Pra, mund të thuhet se ekziston një arsye pse silleni gjithmonë sipas të njëjtit model. Zgjedhjet e këqija shpesh janë rezultat i frikës irracionale, komplekseve, ankthit, traumave të pazgjidhura. Sipas rregullit, këto ndjenja janë të pavetëdijshme, por mu për këtë janë më të fuqishme. Por, për fat, ka zgjidhje.
Keni frikë nga braktisja
Nëse në rini e keni humbur dikë që e keni dashur pa masë është shumë e mundshme që, më vonë, t’ju paraqitet frika nga humbja dhe braktisja. Dëshira juaj për formimin e familjes frenohet nga frika e pavetëdijshme dhe nga pyetja e njohur “çka nëse më len”. Rezultat i kësaj janë lidhjet sipërfaqësore, pa afri të vërtetë.
Besoni në stereotipa
“Çikat duhet të martohen”, ‘nëse të kalon vakti, askush nuk të merr më’…Këto dhe paragjykime të tjera të ngjashme ju ngarkojnë dhe ju bëjnë që të martoheni, vetëm sa për t’u martuar. Duke u munduar që ta gjeni me çdo kusht, nuk mendoni shumë dhe e pranoni të parin që ju paraqitet. Zhgënjimi pason gjithherë në këto raste.
Jini të pasigurt në vetvete
Ju nuk e doni dhe nuk e vlerësoni vetveten, nga ku edhe e ka origjinën besimi juaj i pavetëdijshëm se nuk jeni të denjë për dashuri. Jeni të lumtur kur dikush ua kushton vëmendjen e tij dhe jeni në gjendje që plotësisht të hiqni dorë nga nevojat tuaja, vetëm që ta kënaqni partnerin. Kështu, ja bëni me dije se jeni e gatshme që të bëni të gjitha lëshimet, vetëm që të mos ju lë. Nëse nuk e respektoni veten, nuk do t’ju respektojnë as të tjerët.
Çka duhet të bëni?
Për ta ndryshuar strategjinë e jetës, duhet të punoni me vetveten. Mësohuni që ta vlerësoni veten. Vlerësoni aftësitë tuaja dhe investoni në vetvete në çdo aspekt. Mundohuni që problemet të mos
i futni nën tepih, por që t’i zgjidhni në mënyrë konstruktive, një nga një.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje