Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Pronat, plaga e shqipërisë që nuk do të mbyllet kurrë
Publikuar me 24 Nen 2013

Pronat, plaga e shqipërisë që nuk do të mbyllet kurrë

Kalvari, neperkembja, zhvatja dhe diskriminimi i pronareve te tokave fillon qekur ish partia komuniste vendosi te perndiqte "ISH PRONARET". Me ardhjen e demokracise pas viteve 90' u hap shpresa per te rimarre ate cfare u takonte por me aq mjeshteri dhe dinakeri, ish presidenti i asaj kohe, Ramiz Alia, vendosi jo te riktheje pronat por tu jipte nga nje cope toke cdo familjeje. Ketu fillon masakra ndaj pronareve te tokave dhe familjeve fisnike.

Me ardhjen ne pushtet te Sali Berishes dhe me futjen e ligjit 7501 pronareve do tu mohohej pergjithmone e drejta e prones se tyre. Me mijera familje ne nevoje do te zhvendoseshin nga zonat malore dhe do te instaloheshin aty ku te mundnin apo aty ku disa politikane me ne krye Berishen do t'u thonin.
Gjate ketyre 22 viteve pronat dhe tokat kane ndryshuar pronare sipas miqeve, apo te afermeve ne pushtet. Jane bere pronare ai qe nuk ka pasur asnjehere prone dhe pronaret jane bere sikur te mos kishin asnjehere prone. Hartat e hipotekave jane ndryshuar, fshire apo zhdukur ne menyre te mos kete asnje mundesi te gjindet kush eshte pronari i ligjshem ne kete vend.

Rezultati?
Gjate 20 viteve te fundit per faj te (politikes) konflikteve per shkak pronesie jane vrare 8200 persona. Duke vrare vellai vellane, kusheriri kusheririn per nje cope toke, per nje vije uji, per nje cope gardh.

Te gjithe mahnitemi me tokat e punuara qe shohim jashte shqiperise, me mijera hektare te mbjedhura me kultura te ndryshme kjo sepse pronareve te tokave nuk ua mori kush tokat por i trasheguan ato brez pas brezi duke prodhuar zhvillim e punesim per ato familje qe nuk ishin pronare. Ne shqiperi panorama eshte krejt ndryshe. Meqenese aty u be gjithkush pronare, shohim mijera hektare djerr qe askush nuk i punon por i ka mbuluar ferra dhe barishtet, nderkohe qe sektori bujqesore eshte pothuajse zero.

Rendomte shohim ne televizor kur nje politikan ze pronat e pronareve por ama vetem kur nje i djathte denoncohet nga nje televizion i majte apo e kunderta. Shqiptareve u duhet te bejne gjyq ne mes te evropes per te pasur te drejte mbi pronat e tyre sepse kesaj politike i intereson qe mos te kete asnjehere pronare te vertete. Duke mos pasur asnjehere pronare te vertete politikanet munden te ndertojne fshatra turistike ku te dojne, te zaptojne troje turistike e madje t'ua shesin investitoreve te huaj sikur te ishte e tyre.

Si per ironi te fatit, edhe ne demokraci si ne kohen e monizmit, pronaret vazhdojne te quhen "Ish Pronare" por kesaj here sepse atyre me te vertete nuk u ka mbetur gjë.


895
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI