Revista
|
|
Kerkesa per heqjen e imunitetit te ministrit Lulezim Basha, ashtu sikunder u paralajmerua parmbreme nga Prokuroria e Pergjithshme (PP), iu dorezua dje zyrtarisht Kuvendit. Nje material voluminoz shoqeron kerkesen, i mbushur me nje mori hollesish, qe demonstrojne, sipas organit qendror te akuzes, aferat financiare me dem te larte ekonomik ndaj Shtetit Shqiptar. Sollaku, ne kerkesen e tij zyrtare, qe ka nenshkruar, aludon per nje shume afro 385 milione euro, si dem financiar qe i atribuohet ne menyre te vecante Lulezim Bashes, ne detyren e tij te meparshme si minister i Transporteve. Konstatimi pretendohet ne 57 pika, qe konsiderohen nga PP si provat qe implikojne Bashen dhe zyrtare te tjere ne shkelje ligjore. PP vlereson se kontrata favorizon dukshem subjektin sipermarres ne dem te interesave te Shtetit Shqiptar. Madje PP aludon se “ndryshimi i vleres se pergjithshme te kontrates dhe shkeljet e tjera, te percaktuara me siper, i japin mundesi shoqerise “Bechtel Inc.-Enka”, qe te kerkoje dhe marre shuma parash te pakontrolluara nga Shteti Shqiptar”.
Kerkesa e Sollakut sqaron, fillimisht, se procedimi penal per dyshime abuzimesh ne projektin e rruges Durres-Kukes nisi me 9 mars te ketij viti nga Prokuroria e Tiranes. Paraprakisht, mbeshtetja u be ne nenet e Kodit Penal per shperdorim te detyres, kryer ne bashkepunim. “Hetimi nxori se, ne perzgjedhjen e firmes, qe do ndertonte segmentin rrugor Rreshen-Kalimash, punonjes te administrates shteterore kane konsumuar elemente te vepres penale te shperdorimit te detyres”, thuhet ne kerkese, duke argumentuar se “pergjegjes per shkeljet e konstatuara eshte edhe ish-ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njekohesisht deputeti, z.Lulezim Basha”.
Ne keto kushte, hetimi i kaloi per kompetence Prokurorise se Pergjithshme. Nisur nga dendesia e dyshimeve te saj, PP ka shtuar akuzat, qe ngriti vartesja e saj. Hetimi zgjerohet edhe per “korrupsion aktiv dhe pasiv te funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore” dhe “shkelje te barazise se pjesemarresve ne tendere apo ankande publike”. Por PP, duke vleresuar se po kryen hetime intensive, tha dje, se ka hasur ne pengesa qeveritare. Sipas PP, vendimi per sekuestrimin e dokumentacionit te vendimeve, qe lidhen me rrugen Durres-Kukes, eshte penguar te ekzekutohet nga Keshilli i Ministrave. Gjithsesi, hetimet jane zhvilluar dhe prokuroria vlereson se, duke analizuar piket qe komisioni u ka dhene dy konkurrenteve me te mire, rezulton se shoqeria “Strabag” eshte vleresuar si shoqeria me e mire per ndertim tunelesh me 0.7 pike nga 0.6 qe i eshte dhene shoqerise “Bechtel-Enka”. Per PP, “perzgjedhja e konsulentit “Ecorys Group” eshte bere ne shkelje te ligjeve dhe akteve nenligjore ne fuqi” dhe “perzgjedhja e tij ka qene e paracaktuar nga z. Lulezim Basha”. Sipas PP, “ky subjekt eshte favorizuar, duke u shpallur fitues pa konkurrim dhe nga ana tjeter eshte favorizuar, duke e paguar me shume nga sa kishte kerkuar vete ai”.
Duke hyre ne “lojen” e shifrave, PP vlereson se, kontrata eshte lidhur pa pasur te percaktuar nje fond limit ne kundershtim me ligjin “Per prokurimin publik”. “Lidhja e kontrates eshte bere me cmime per njesi, me vlere te synuar prej 418 333 986 euro”, pretendon PP, duke komentuar se “nje zgjidhje e tille nuk bazohet ne asnje nga ligjet ne fuqi ne Republiken e Shqiperise”. Hetimet e kryera nga PP kane nxjerre se, cmimet per njesi, te vendosura ne kontrate, jane propozuar nga shoqeria sipermarrese dhe jane pranuar nga investitori, si “te arsyeshme dhe te ndershme”, pa u ndryshuar fare. Ketu PP pretendon se, “duket hapur favorizimi qe i eshte bere subjektit sipermarres”. Ndaj, organi qendror i akuzes vlereson se, “vetem per dy segmente te rruges kemi nje rritje totale te vleres fillestare te synuar te kontrates ne shumen rreth 229 milione euro (647 milione euro - 418 milione euro). Por ketu PP paralajmeron se, “kjo rritje do te jete edhe me e madhe, kur te realizohen projektet perfundimtare per gjithe rrugen”.
Duke analizuar te dhenat e mesiperme, PP evidenton se, “si rezultat i aplikimit te cmimeve, te pabazuara, kemi nje rritje te pajustifikuar prej 84.7 % te vleres fillestare te kontrates”. Duke perdorur te njejten analize, PP thote se, rritja prej 229 milione euro e vleres fillestare nga projektet e pranuara nga oponenca teknike ka 84.7 % te saj te pajustifikuar - (229 milione x 84.7 % = 194 milione). “Ne keto kushte, demi i shkaktuar shkon ne shifrat rreth 385 milione euro, (191 milione + 194 milione) vetem per dy segmente te kesaj rruge”, perfundon PP, duke pranuar se, “megjithate keto shifra duhet t’i nenshtrohen hetimit te metejshem, pasi te merren edhe pretendimet e personave pergjegjes”. PP kujton edhe faktin, se Basha eshte thirrur disa here nga Prokuroria e Tiranes per t’u pyetur si deklarues, por nuk ka pranuar te paraqitet, duke iu shmangur hetimit. Ndaj nxjerr si perfundim se, meqe Basha eshte deputet i Kuvendit dhe si i tille ai gezon imunitet ndaj ndjekjes penale, kerkohet heqja e imunitetit te tij.
“Vartesit e Bashes nuk marrin persiper aktet abuzive”
Zyra e Prokurorit te Pergjithshem duke kujtuar faktin se Basha ne kohen e pergatitjes dhe kryerjes se procedurave - qe u pasuan me vendimet perkatese te Keshillit te Ministrave - kryente detyren e ministrit te Puneve Publike, thekson se, “eshte marre personalisht me realizimin e ketij projekti, qe nga organizimi i perzgjedhjes se konsulentit dhe deri ne nenshkrimin e kontrates dhe modalitetet e fillimit te zbatimit te saj”. Por, sipas PP, “askush nga personat qe kane nenshkruar akte te caktuara, nuk merr persiper te jene parashtruar variante apo te jene diskutuar ato ne drejtorite e specializuara, por mjaftohen duke deklaruar se “me kete pune eshte marre Ministria”, fakt i cili perben nje tregues se “me kete problem eshte marre ministri”, e dhene e cila duhet te hetohet”.
Deklarimet e te hetuarve
Lejla Saraci
Drejtoresha e Pergjithshme e Rrugeve pergjigjet se, me procedurat e ketyre vendimeve te KM Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve nuk eshte angazhuar fare, pasi eshte marre vetem MPPTT.
Ylli Gjoni
I pyetur si deklarues, Gjoni ka thene se projekt-vendimet e KM jane iniciuar nga Ministria e Puneve Publike, por nuk sqaron, se cili ka qene personi konkret ne kete Ministri, i ngarkuar me kete detyre.
Andi Toma
Drejtor i Drejtorise se Sherbimeve Juridike ne Ministri, Toma, i pyetur si deklarues, shpjegon se, “projekt-vendimet, se bashku me relacionet perkatese, jane servirur nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve dhe jane punuar nga Drejtoria e Sherbimeve Juridike, ku une kam ushtruar detyren e drejtorit.”
Kater akuzat
Hetimi mbeshtetet ne veprat penale
“Korrupsioni aktiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal - denohet me burgim nga 1-5 vjet dhe me gjobe nga 500 000 - 2 000 000 leke.
Shperdorimi i detyres, kryer ne bashkepunim, veper penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal - denohet me burgim nga 6 muaj deri ne 5 vjet dhe me gjobe nga 300 000 -1 000 000 leke.
“Shkelje e barazise se pjesemarresve ne tendere apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal - denohet me gjobe ose me burgim gjer ne tre vjet.
“Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal - denohet me burgim nga 4 deri 12 vjet dhe me gjobe nga 1 000 000 - 5 000 000 leke.
Shoqerite e perzgjedhura
“Konsulentja dhe ndertuesja, ne konflikt interesi”
Prokuroria e Pergjithshme thote se nga hetimi eshte provuar qe shoqeria konsulente ka pasur konflikt interesi me shoqerine “Bechtel-Enka”, te cilen e ka rekomanduar si fituese. “Rezulton se shoqeria “Ecorys Group” ne bashkepunim me shoqerine “Parsons Brinckerhoff” jane aktualisht konsulente dhe i ofrojne asistence teknike Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit”, thuhet ne kerkesen zyrtare. Nderkohe, “rezulton se shoqeria “Parsons Brinckerhoff” eshte nje shoqeri qe ka bashkepunuar per nje kohe te gjate me shoqerine “Bechtel” per punime civile, te kryera ne qytetin Boston te SHBA”. PP detajon edhe se “gjate periudhes qe shoqeria konsulente po kryente procedurat e perzgjedhjes dhe negocimit te kontrates me shoqerine “Bechtel”, ajo ka qene njekohesisht se bashku me shoqerine “Parsons Brinckerhoff” duke konkurruar ne zyrat e Delegacionit Evropian ne Tirane per te fituar te drejten e konsulentit ne Ministrine e Puneve Publike e Transportit”. Ketu del perfundimi i PP se “veprimtaria e shoqerise “Ecorys Group” gjate procedurave te perzgjedhjes dhe negocimit te kontrates me shoqerine, qe do te ndertonte segmentin rrugor Rreshen-Kalimash, ka qene ne konflikt te hapur interesi”. Vleresimi i PP ne kete pike eshte se “nje fakt i tille duhet t’u kishte sherbyer strukturave te ministrise per ta perjashtuar subjektin konsulent. Ne realitet jo vetem qe nuk eshte perjashtuar, por eshte favorizuar hapur, duke lidhur kontrate te drejtperdrejte me te”.
PP: Kundershti nga brenda “Berishes”
Ne pretendimet e saj, PP ndihmohet (gjithnje sipas kerkeses zyrtare) nga kundershti brenda qeverise “Berisha”. Ajo evidenton se ministri i Financave i ka deklaruar z.Basha se procedurat e propozuara per lidhjen e kontrates me konsulentin “Ecorys Group” jane ne kundershtim me ligjin “Per Prokurimin Publik”. Po ashtu, “drejtoresha e Agjencise se Prokurimit Publik e kundershton propozimin e z.Basha per lidhjen e kontrates se drejtperdrejte me konsulentin, duke argumentuar se mungon relacioni i hollesishem i perllogaritjes se fondit limit ne shumen 180 mije usd, arsyet e perzgjedhjes se ketij subjekti dhe dokumentacioni ligjor i tij”.
Ne kete pike, PP nxjerr konkluzionin se “Ecorys Group” eshte nje shoqeri e perzgjedhur nen ndikimin e drejtperdrejte te z.Basha dhe shton: Perzgjedhja e saj eshte bere ne kundershtim me ligjin “Per prokurimin publik”, sepse mungon argumentimi i fondit limit prej 180 mije usd, mungojne ofertat nga kompani te tjera, si dhe mungon dokumentacioni ligjor i subjektit “Ecorys Group”. PP kujton edhe faktin, sipas saj, se “ende dhe sot nuk disponohet asnje dokumentacion ligjor i shoqerise “Ecorys Group”.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje