Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Prifti:Rama njohu djalin e tij ne moshen 13 vjecare
Publikuar me 15 Kor 2009

Prifti:Rama njohu djalin e tij ne moshen 13 vjecare

Prifti: Meta detyroi Ramën të njihte djalin e tij në moshën 13 vjeçare

Prifti zbardh detaje të reja për marrëdhëniet skandaloze të Ramës me familjarët e tij duke nënvizuar se ishte Meta ai që e detyroi të njihte djalin e tij, Gregorin, në moshën 13 vjeçare. "Pasi shpallëm Ramën si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës ne vitin 2000 na doli një problem. Kishim mësuar se kundërshtarët politikë do të përdornin informacione për marrëdhëniet familjare të Ramës me ish-bashkëshorten dhe të birin që në atë kohë ishte në moshën 13 vjeçare. Meta e thirri Ramën në zyrë për ta pyetur se si i kishte marrëdhëniet familjare, ku edhe mësoi se këto marrëdhënie nuk ekzistonin fare madje as me të birin që ai nuk e kishte njohur. Atëherë Meta i tha se të paktën duhet të njohësh dhe të vendosësh marrëdhënëie me djalin që në atë kohë ishte 13 vjeç, pasi në të kundërt imazhi i tij si kandidat për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit do të ishte i rrënuar. Ishte ky moment kur Rama njohu për herë të parë djalin e vet ndonëse ai ishte 13 vjeç", u shpreh më tej Prifti. Ai gjithashtu evidentoi intrigat që përdori Rama për nxitjen e përplasjes Nano-Meta me qëllim që të përfitonte nga këto mosmarrëveshje në Partinë Socialiste, ashtu sikurse edhe bëri.


1021
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI