Revista
|
|
World Cup 2010“, Grupi C
12 qershor 2010, ora 20.30
ANGLI – SHBA 1-1
Shënues: Gerrard 4’ / Dempsey 40’
ANGLIA (4-4-2): Green; G.Johnson, King (Carragher 45’), Terry, A.Cole; Lennon, Gerrard, Lampard, Milner (Wright-Phillips 75’); Heskey (Crouch 79’), Rooney. Trajner: Capello
SHBA (4-2-3-1): Howard; Cherundolo, DeMerit, Onyewu, Bocanegra; Bradley, Clark; Dempsey, Donovan, Findley (Buddle 77’); Altidore (Holden 86’).
Trajner: Bradley
Gjyqtar: Carlos Simon (Brazil)
Kartonë të verdhë: Milner (A), Cherundolo (USA), Demerit (USA), Carragher (A), Gerrard (A), Findley (USA)
Mallkim, e kanë quajtur anglezët barazimin e kombëtares së tyre me SHBA, referuar atij gabimi fatal që bëri portieri i tyre në minutën e 40-të. Por nuk kanë qenë të të njëjtit mendim mediat e tjera të botës, që e kanë vlerësuar barazimin 1-1, mes Anglisë dhe SHBA, si të papriturën e parë të këtij Botërori. E cila vjen nga qyteti i Rustenburgut, të vendit mikpritës së këtij Botërori, Afrika e Jugut. Loja në bllok e SHBA-sa ka rezultuar efikase, për të marrë një barazim 1-1 ndaj Anglisë së Kapelos, një nga të preferuarat e mëdha të tifozëve në mbarë globin, por edhe një nga pretendentet kryesore për ta fituar këtë trofe. Kombëtarja e “Tre Luanëve“ ka paguar një gafë të portierit të vet, Green, në minutën e 40-të, i cili si të ishte amator dhe fillestar në futboll, nuk ka mundur të ndalë një top të lehtë të Dempsey. Kësisoji, ndeshja e shumëpritur, mes Anglisë së drejtuar nga trajneri më i mirëpaguar në këtë Botëror, Fabio Kapelo, ka barazuar 1-1 me SHBA, të cilat nuk kanë edhe aq emër të madh në futboll. U duk se Anglia do të shënjonte një mbrëmje të lumtur, teksa e gjeti golin mjaft herët, me anë të kapitenit Zherard. Por nuk ndodhi kështu. Ajo pagoi një gafë të portierit të vet, i cili nuk e zotëroi topin, në një moment krejt pa rrezik, duke i dhënë kënaqësinë e barazimit SHBA-ve, në fund të pjesës së parë. Barazimi i fiksuar në 45 minutat e para të ndeshjes nuk ndryshoi deri në fund, kështu që Anglia, e konsideruar favorite në këtë Botëror, nuk mori atë që priste, fitoren, por vetëm një pikë. Me këtë barazim duket se ka mbetur e kënaqur SHBA, e cila iu kundërpërgjigj në mënyrë mjaft solide dhe profesioniste Anglisë. Sidomos në repartin e mbrojtjes, amerikanët ishin të pakalueshëm, me në krye Onyewu, që luan te Milani. Anglia u mundua të kontrollonte lojën, të zotëronte hapësirën e blertë, por nuk ishte efikase në konkludim. Uejn Runi, deri nga cerekorëshi i fundit i lojës, ishte krejtësisht në hije. Nuk u pa të rrezikonte portën e Houard. Në fundin e ndeshjes sikur u rizgjua disi dhe nisi të godiste portën amerikane, sidomos me gjuajtje nga larg. Por pa rezultat. Emil Heski, që ishte në repartin ofensiv të anglezëve, krah Runit, gjithashtu nuk ishte në një ditë të mirë. Edhe në aspketin ku ky lojtar spikat, në luftën në ajër, nuk dha atë që pritej. Për pasojë, trajneri Kapelo u detyrua të zëvendësonte pjesën e dytë të 45 minutave të fundit të lojës, duke hedhur në fushë Piter Krouc. Por kjo, dhe të tjera lëvizje taktike të Kapelos, nuk i mundësuan dot Anglisë fitoren. Sepse përballë saj ishte SHBA, një kombëtare mjaft e disiplinuar në lojën e saj, që luante në bllok, si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Lojtarët amerikanë ndihmonin dhe asistonin në mënyrë persistente njëri-tjetrin, duke mos u lënë asnjë hapësirë anglezëve. Një taktikë kjo mjaft efikase, që rezultoi më triumfuese se taktika e Kapelos. Edhe pse rezultati i ndau të dyja palët në “paqe”, me atë barazim 1-1. cka do të thotë se kanë marrë nga një pikë, në ndeshjen e tyre të parë në finalet e këtij Botërori, në kuadrin e Grupit C. Nesër, të dielën, Algjeria dhe Sllovenia do të plotësojnë xhiron e parë të finaleve për këtë grup, të cilat duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, për t’i dhënë kohë për të menduar admiralit Kapelo, i cili është i detyruar dhe përgjegjës për të gjetur taktika të ndryshme nga ajo e ndeshjes me SHBA, për të fituar në Afrikën e Jugut. Sepse prandaj e paguan aq shtrenjtë Anglia, mbi të gjitha.
Renditja, Grupi C
1.Anglia 1
2.SHBA 1
3.Sllovenia 0
4.Algjeria 0
Argjentina e nis mbarë, edhe pse me 1 gol ndaj Nigerisë
“World Cup 2010“, Grupi B
12 qershor 2010, ora 13.30
ARGJENTINA-NIGERIA 1-0
Shënues: Heinze 6’
ARGJENTINA (4-2-3-1): Romero; Gutierrez, Demichelis, Samuel, Heinze; Veron (Maxi Rodriguez 73’), Mascherano; Di Maria (Burdisso 85’), Messi, Tevez; Higuain (Milito 79’).
Trajner: Maradona.
NIGERIA (4-3-3): Enyeama; Odiah, Yobo, Shittu, Taiëo (Uche 72’); Haruna, Etuhu, Kaita; Obasi (Odemwingie 59’), Yakubu, Obinna (Martins 51’). Trajner: Lagerback.
Gjyqtar: Stark (Germania)
Kartonë të verdhë: Gutierrez (A), Haruna (N)
E ka nisur me fitore debutimin në finalet e Botërorit 2010 Argjentina e yjeve të shumtë, ndër të cilët spikat Lionel Mesi. E ka nisur me këmbë të mbarë debutimin e tij si trajner i Argjentinës, në finale të tilla, legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Pikërisht me fitore ndaj skuadrës, me të cilën e la futbollin e luajtur me kombëtaren e tij, ndaj Nigerisë, në Botërorin “USA 1994”. Një fitore e ngushtë, minimale, realizuar qysh në minutën e 6-të, me golin e një mbrojtësi, pavarësisht sulmuesve të shumtë dhe të spikatur që ka kombëtarja “çeleste”. Ishte Heinze, që me kokë, kromimin në zonën nigeriane nga këndorja, të Veron, e ka kthyer në gol. I cili rezultoi i vetmi i kësaj ndeshjeje, me disa raste të pastra për shënim, nga të dyja palët. Argjentina ka fituar, por nuk është se ka bindur shumë, teksa në pjesën e dytë Nigeria e vuri mjaft në vështirësi. Madje mund ta kishte barazuar, nëse portieri Romero nuk do të ishte në lartësinë e duhur të detyrës dhe sulmuesit nigerianë nuk do të nxitoheshin. Maradona e ka filluar ndeshjen me një “tredhëmbësh” në sulm, në majën e të cilit qëndronte Tevez, ndërsa nga krahët veprone Mesi dhe Higuain. Ky i fundit është gjendur disa herë në pozita komode për konkludim, i vetëm me portierin nigerian Enyeama, por nuk ka realizuar. Edhe Mesi e ka vënë disa herë në provë portierin kundërshtar, i cili ka evituar me pritje spektakolare disa gola të sigurtë, duke e shndërruar Argjentinën në njëlloj “karikatori” të mbushur me fishekë, por që harxhoi vetëm një të tillë. Nigeria u shfaq një skuadër kompakte, që sulmonte dhe mbrohej në bllok, ndërkohë që portieri i saj meriton vlerësimin maksimal. Sepse arriti të ndalë, edhe aftësive individuale, yje të tillë dhe goleadorë rrace, si Mesi, Higuain, Tevez etj. Vërtet e humbi ndeshjen e parë finale në këtë Botëroro, por shfaqi një lojë solide dhe nivel konkurrues, cka i jep të drejtën të besojë në dy ndeshjet e tjera në grup, për të kaluar në 16-she. Kurse Argjentina duket në rrugë të mbarë, pavarësisht se nuk dha atë që pritej. Duket se trajneri Maradona ka një detyrë të vështirë, të përcaktojë titullarët, sepse heroi i Interit, Diego Milito e nisi nga stoli sfidën me Nigerinë, ndërsa Tevez si titullar. Ky i fundit nuk shfaqi ndonjë gjë të vecantë, ashtu si edhe Higuain, që shpërdoroi mjaft raste, kështu që ndoshta Maradonës do t’i duhet t’i rikoncpetojë pozitat e lojtarëve në kombëtare. Fjalë të mira për mbrojtjen, e përbvërë nga Samuel, Heinze, Demikelis, kur luante me 3 lojtarë, por edhe Gutierrez, kur prapavija përforcohej. Mesfusha ishte në funksion gjatë tërë lojës, u mundua të merrte pjesë aktive si në detyrat mbrojtëse, edhe ato sulmuese, por nuk ishin në ditën e tyre më të mirë vecanërisht dy prej elementëve më të lakuar, ), Mascherano dhe Di Maria. Gjithsesi, në total, Argjentina funksionoi, fitoi dhe ka 3 pikë në renitjen aktuale, aq sa ka edhe Korea e Jugut, duke i pritur ndeshjet vijuese të finaleve të këtij Botërori e qetë dhe me optimizëm.
Korea e Jugut mund Greqinë, fitorja e parë në Botëror
“World Cup 2010“, Grupi B
12 qershor 2010, ora 13.30
KOREA E JUGUT – GREQIA 2-0
Shënues: Lee Jung-soo 7’, Park Ji-sung 52’
KOREA E JUGUT: (4-4-2): Jung Sung-ryong; Cha Du-ri, Cho Yong-hyung, Lee Jung-soo, Lee Young-pyo; Ki Sung-yong (Kim Nam-il 74’), Park Ji-sung, Kim Jung-woo, Lee Chung-yong (Kim Jae-sung 90’); Park Chu-young (Lee Seung-ryul 88’), Yeom Ki-hun. Trajner: Huh Jung-moo.
GREQIA (4-3-3): Tzorvas; Torosidis, Papadopoulos, Vyntra, Seitaridis; Samaras (Salpingidis 59”), Tziolis, Katsouranis; Karagunis (Patsatzoglou 46’), Charisteas (Kapetanos 61’), Gekas.
Trajner: Rehhagel.
Gjyqtar: Hester (Zelanda e Re)
Karton i verdhë: Torosidis (G)
Korea e jugut ka befasuar me lojën e saj, teksa ka dominuar kundrejt tërë parashikimeve, Greqinë e Oto Rehagelit. Një skuadër mjaft elastike, me një kundërsulm vdekjeprurës, me lojtarë tepër të shepjtë dhe mjaft të motivuar, Korea e Jugut ka arritur fitoren e parë në këtë Botëror. Duke mundur Greqinë pastër, 2-0, por edhe duke i nënshtruar helenët në cdo drejtim. Titulli I kampionit të Europës për Greqinë e gjermanit Oto Rehagel, fituar në portugali, më 2004, duket se tashmë është një kujtim i largët dhe se skuadra aktuale nuk ka asgjë të përbashkët me atë të asaj kohe. Greqia ka debutuar në këto finale me një humbje që dhemb. Në “Port Elizabeth”, në ndeshjen e parë të Grupit B, ekipi i Rehagelit u mund 2-0 nga një formacion i shkëlqyer i Koresë së Jugut. Koreano-jugorët e kanë parë veten qysh herët në epërsi, teksa kanë shënuar në minutën e 7-të të ndeshjes me anë të Lee Jung-soo. Edhe më tej e kanë dominuar lojën, në 45 minutat e para, kanë krijuar disa raste, por nuk e kanë dyfishuar dot rezultatin, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë e një goli. Në të njëjtën minutë, të 7-tën, por në kuadrin e pjesës së dytë, dyfishimi i rezultatit ka ardhur nga një “djall i kuq”, lojtari i Manchester United, Park Ji-Sung. Koreja Jugore ka shënuar fitoren e parë në Botërorin e sivjetmë, Afrika e Jugut 2010, pasi mposhti Greqinë me rezutlat 2-0. Korea e Jugut, me këtë fitore, përkohësisht gjendet në vendin e parë të Grupit B, me tri pikë, ndërsa Greqia do ta ketë të vështirë të mposhtë Nigerinë dhe Argjentinën në ndeshjet pasuese në grup, për të siguruar ndonjë kualifikim eventual për më tej.
Renditja, Grupi B
1.Korea Jugut 1
2.Argjentina
3.Nigeria
4.Greqia
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje