Revista
|
|
Plumbat që dolën nga arma që vrau presidentin amerikan JF Kennedy në vitin 1963 ishin porositur nga CIA.
Kështu të paktën pretendon studiuesi italian, Claudio Accogli në librin e tij ?Kennedy duhet të vdesë?, libër studimor që ka dalë në shitje në Amazon. Accogli shkruan se në dokumentet e kohës rreth armës është gjetur se plumbat ishin prodhuar në një fabrikë amerikane me porosi të agjencisë sekrete CIA. Shkrimtari italian thotë më tej se arma e përdorur në atë që quhet vrasja e shekullit ishte ?Gladio?, lloj pushke italiane me preçizion të lartë nga distancat. ?Glaudio?, thotë ai, ishte një pushkë e huaj për shërbimet sekrete amerikane dhe për vetë NATO-n dhe zgjedhja e saj si mjet për vrasjen e Kennedy-t është bërë për të humbur gjurmët. John Fitzgerald Kennedy u ekzekutua në Dallas më 22 nëntor të 1963-it, dy vjet pasi mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vrasja e tij edhe sot e kësaj dite mbetet një mister. Fillimisht u arrestuar Lee Harvey Oswald, që dyshohej si autori i vrasjes, por në fund në akuzën e ngritur kundër tij, mungonte ajo e vrasjes së Kennedy-t. Në vend të kësaj, ai u akuzua për vrasjen e një oficeri policie. Por para se të gjykohej, Jack Ruby e qëlloi atë për vdekje, duke shtuar akoma më shumë misteret rreth vrasjes së presidentit amerikan. Vetë ky i fundit vdiq nga kanceri më 3 janar 1967, para se të dilte në gjyq. Pasuesi i Kennedy-t, Lyndon Johnson urdhëroi ngritjen e një komisioni hetimor në Kongres për hetimin e vrasjes së tij. Komisioni drejtohej nga Earl Warren. Në përfundim të hetimeve komisioni "Warren" tha se Oswald ishte vrasësi i vetëm i presidentit. Rezultati i këtij hetimi ngjalli dhe ngjall akoma debate. Pjesa më e madhe e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e një konspiracioni për vrasjen e Kennedy-t dhe se Oswald u përdor si ?karrem?. Një sondazh i Fox News në vitin 2004 doli në përfundimin se 66 përqind e amerikanëve thonë se ka patur konspiracion dhe 74 përqind e tyre besojnë se Oswald ishte vetëm zbatuesi. / Top Channel
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje