Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Përse Gjergj Kastrioti nuk "luajti" për Turqinë?
Publikuar me 12 Sht 2012

Përse Gjergj Kastrioti nuk "luajti" për Turqinë?

Nje nga komentet me domethenes qe tifozet shqiptare ishte: Jam i "habitur" se si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, edhe pse nuk i mungonte gjë në Stamboll pranë sulltanit erdhi në Shqipëri dhe luftoi për vendin e tij! Ai nuk kishte marrë ftesë nga Shqipëria.

Nuk e di nese duhen te quhen shqiptare pese Shqiptaro-Zvicerrjanet qe luajne per kombetaren e Zvicrres. Sepse nese disave prej tyre nuk moren ftese nga FSHF dhe ky per ta ishte "arsyeja", si shpjegohet se Valon Berhami nuk deshi kombetaren tone edhe pse atij iu be kerkesa tre muaj rrjesht qe te vinte tek ne? Nuk e di nese ndonje kombetare tjeter ne bote ka pese shtetas te huaj nga i njejti vend dhe kane zemren tek vendi i tyre por nuk luajne me te!!
Ata pese cuna mund te jene djem shume te mire por asesi ta ndjejne veten e tyre atdhedashes.

Patrioti jone Granit Xhaka shkruan ne Facebook:
“Zvicër 2-0 Shqipëri. Respekt për tifozerinë, ishte një ndeshje ku përjetova emocione të shumta. Kishte momente gjatë ndeshjes ku s’dija çfarë të bëja e si të veproja. E patë edhe momentin ku s’desha të shënoja. Për juve ndoshta jam tradhtar, por veten e ndiej plotësisht SHQIPTAR”.
Shoku Granit, e di si e quajme nga anet tona gjestin tend? "Me la m*tin me sh*rre".

Si shpjegohet fakti se, nuk behet fjale per nje apo dy shqiptare, por pese. Ikje te tilla kemi pasur edhe ne te shkuaren, por ama rasti i Pirro Dhimes eshte plotesisht i justifikuar sepse ai ka thene se ndihem grek, e per kete zgjedh greqine per sportin tim.
I vetmja arsye eshte qe keta pese djem, te thone se nuk jemi shqiptare, ne kete menyre mund te justifikojne zgjedhjen e tyre.
Ky eshte nje rast unikal ne bote, ku deklarohet atdhedashuria per nje shtet (komb) tjeter ndersa zgjedhja eshte nje tjeter. Ndersa Xherdan Shaqiri doli nga fusha me disa gervishtje te kuqe ne qafe, deshmi kjo se edhe zvicrra e ka flamurin e kuq.
Nese behet fjale per zgjedhje professionale, atehere paraja nuk ka kombesi, ndaj mos e ngaterroni patriotizmin me lekun. Shume njerez per te respektuar te gjitha fete e shpall veten ateist te njejten gje duhen te bejne edhe keta.

Them se keta pese djem ne momentin e zgjedhjes kane ngaterruar flamur, duke pare se edhe zvicrra e ka flamurin e kuq dhe duke qene se jane rritur larg vendit te tyre dikush mund te kete harruar tu mesoje se shqiptaret e kane flamurin kuqezi.


1718
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI