Revista
|
|
Nga Teuta Sahatçija
Deputete ne Kuvendin e Kosoves
Para 350 vitesh stergjyshi im, i shkolluar ne shkollat me te mira te asaj kohe, predikoi islamin ne Xhamine e Sozi babes ne Prizren. Te njejten Xhami ku sot predikon Hoxha Irfan Salihu.
Gjyshi im Hyrshid Hafiz Celina predikoi islamin ne Prizren dhe ne shume fshatra perreth.
Si vajze e vogel shkoja rregullisht me gjyshen ne Xhamine afer shtepise time ne Marash te Prizrenit.
Babi me mesoi te lutem dhe para se te flej te kerkoj qe zoti te sjelle miresi e ti ruaj prindet e mi, vellaun e motrat, gjithe njerezimin e ne fund edhe mua.
Djali i axhes se gjyshes sime ishte Myderiz i respektuar ne Gjakove.
Axha i burrit tim, Haxhi Ymeri Sahatqija ne Gjakove eshte njeri shume i respektuar, i ndershem, njeri fytyra e te cilit rrezaton me qetesi e miresi, njeri te cilin kurre nuk e kam ndier duke bertitur, apo duke perdorur fjale te renda. Njeri i cili respekton, keshillon me miresi dhe ndihmon sa here qe mundet. Nje njeri shume fetare.
- Islami eshte feja e te pareve te mi dhe gjithe jeten isha e rrethuar me njerez te devotshem, me njerez te bute te cilet me mesuan qe feja predikohet me butesi e respekt per te tjeret, jep edukate, meson qe duhet te ndihmojme njeri tjetrin, eshte kunder nxitjes se dhunes, kunder imponimit me dhune te besimit, te veshjes, kunder imponimit te menyres se jeteses.
Dhe ky eshte islami e kuptimi i fese te cilen une e njoh dhe e respektoj. Keshtu kam deshire te vazhdoj ta shoh islamin une dhe gjeneratat qe vijne pas.
Por, Ate cka degjuam nga incizimi i Hoxhe Irfan Salihut ishte totalisht e kunderta e asaj si une e shumica e qytetareve te Kosoves e njohim fene muslimane apo cilen do fe tjeter ne Kosove.
Inqizimi ishte nje bresheri e emocioneve te shfrenuara te urrejtjes, qe aspak si ngjane nje predikuesi te fese, perkundrazi ishte nje predikim i dhunes, konstatime fyese deri ne palce kur i quan 92% te vajzave me fjale qe edukata ime nuk me lejon ti perdori dhe ne te njejten kohe duke i amnistuar djemte e burrat, ai i udhezon qe ata ti flakin ne rruge e te ushtrojne dhune ndaj vajzave e grave te veta.
Portretizimi i gruas si nje aparat, si objekt per perdorim, objekt i ambalazhuar mire i cili “dekodohet” nga burri dhe si qellim jetesor e ka kenaqjen e burrit eshte tejet poshtrues jo vetem per grate e vajzat por edhe per burrat dhe gjithe shoqerine ne Kosove, Shqiperi e diaspore.
Vajza dhe gruaja jane qenje njerezore sikur edhe djemte e burrat, qenje me emocione, me pune, me brenga, me deshtime e me te arritura, me suksese, me ambicje per pune, ajo meriton respekt e perkrahje e jo fyerje e dhune.
Nese dikush vajze apo djale ka probleme apo devijon ne cilendo forme gjate jetes, atehere ne jemi ata qe duhet ti ndihmojme te ngriten perseri ne kembe me butesi e durim, e jo ti gjuajme ne rruge 92% te tyre si “berllog apo mendila me qyra” sipas ketij hoxhes.
Ky diskurs i dale nga goja e nje predikuesi te nje feje te respektuar, thjeshte i nxite burrat e vllezerit te ushtrojne dhune ne familje ne vend se te ndihmojne e te respektojne si motrat e bijat e veta poashtu edhe motrat e bijat e huaja, qe ky hoxhe totalisht nuk lodhet ti thote gjinise se vete.
Kosova eshte vend i njerezve te bute e te qyteteruar, i njerezve qe dijne te respektojne e te ndihmojne kur dikush ka nevoje per ndihme
Kosova eshte vend laik kur respektohet feja me Kushtetute e me ligje. Eshte vend ku grate e burrat i kane te garantuara te drejtat e tyre te barabarta.
Kosova eshte vend ky nxitja e dhunes dhe e urrejtjes eshte e ndaluar me ligj dhe e denueshme.
Duke pasur parasysh se Irfan Salihu eshte imam ne nje ombrele te respektuar atehere pergjegjesia e fjales se tij shkon pertej personit. Pergjegjesia i takon edhe BiK.
Prandaj kerkojme qe BIK te distancohet nga kjo menyre e predikimit te fese, nga kjo menyre e keqperdorimit te tempullit fetar dhe menyre e ndikimit tek njerezit e rinj te cilet shkojne te degjojne mesime e te marrin udhezime per praktikimin e fese apo force per te vazhduar jeten.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje