Revista
|
|
Shqiperia nje nga vendet me te egra te diktatures staliniste eshte ende vendi me i varfer i europes e megjithate per Tony Blair eshte shume terheqes.
Me keto fjale fillon artikullin e saj "Telegraf" duke i dedikuar nje hetim te plote se perse Tony Blair eshte kaq i interesuar per shqiperine. Por cilat jane lidhjet e tij?
Blair ka qene po kaq i njohur per qeverine Berisha sa ajo e Rames qe tani e mban si keshilltare. Ne fakt, bashkeshortja e Blair, Cherie, ka pasur nje kontrate ligjore me qeverine Berisha, ndersa nipi i Altasair Campbell, ish doktori i Blair, ka nje agjenci konsulence me qeverine e tanishme.
E shoqja e Blair ka nje kontrate prej 300 mije sterlinash per keshillimin e qeverise shqiptare pasi u be shoqe me zonjen Liri Berisha ne Downing Street. Zonja Blair eshte e njohur si avokate e te drejtave te njeriut dhe ka mbeshtetur qeverine shqiptare ne nje ceshtje miliona dollareshe kunder nje kompanie nafte amerikane.
Blair eshte aktualisht nje keshilltare i qeverise Rama. James Naish, 25 vjec, eshte nipi i zotit Campbell, edhe ai eshte keshilltare i Rames.
Qeveria e Berishes kishte zgjedhur studion Omnia Strategy e cila eshte ne pronesi te zonjes Blair per nje ceshtje prej 400 mije eurosh dhe nuk eshte e qarte sa ka pervetesuar kjo studio nga kjo ceshtje te fituar nga pala shqiptare. Zonja Blair ka vizituar shqiperine ne vitin 2010 ku ka takuar zonjen Berisha. Si per cudi, zonja Blair fluturoi per ne shqiperi me nje avion privat ne pronesi te Rezart Tacit, i njohur per aferat e naftes.
Perplasja mes pales shqiptare dhe asaj amerikane ishte per shkak te nje kontrate te nen shkruar mes qeverise shqiptare dhe Sky Petroleum me zyra ne Teksas. Kjo e fundit kishte eskluzivitetin te evidentonte zonat e naftes ne shqiperine e veriut, mesme dhe jugut. Por kontrata u shkel per shkak te garancive bankare dhe Sky Petroleum hodhi ne gjyq qeverine shqiptare per demshperblim te demeve me shumen e 600 miliard dollareve.
Omnia Strategy mori ceshtjen ne dore ne 2012, dy vjet pas takimit. Zonja Blair, shprehet se fluturimet me avion privat ia ka ofruar Taci, kjo duket e cudtishme duke pare pozicionin e Rezart Tacit sot, i cili akuzohet per riciklim parash. Zonja Blair duket se eshte perlyer edhe me shume ne aferat shqiptare. Ajo ka marre pjese ne nje ceremoni te inaugurimit ku Taci kishte blere nje televizion (Alsat) apo ato te zonjes Liri Berisha me fondacionin e femijeve autike. Ne te gjitha rastet, zonja Blair thote se e kishin ftuar.
Dy zonjat (Blair dhe Berisha) jane takuar per here te pare ne vitin 2006 ne nje vizite te bere ne Downing Street ku kane bashkendare interesin per femijet autike.
Duken qarte lidhjet e politikaneve shqiptare me familjen Blair. Nga njera ane kemi Familjen Berisha e cila ka shume perzemer studion ligjore te zonjes Blair dhe nga ana tjeter Ramen me lidhjet e tij paksa absurde si keshilltare niper e shoke te Blair.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje