Revista
|
|
Në pretencën e prokurorisë, e cila kërkoi dënimin me 155 vite burg të 9 xhihadistëve të akuzuar për terrorizëm, janë përmbledhur edhe njëhetë përgjimet telefonike dhe predikimet e tyre në xhami.
Gjatë predikimeve të tyre, ''Imamët'' bënin thirrje jo vetëm për përkrahje të atyre që luftojnë në Siri, por tregonin dhe një urrjetje ndaj vlerave të shoqërisë perëndimore. (Për më tepër lexo editorialin poshtë).
Ja seç dëgjohet në përgjime:
Në një ligjëratë të mbajtur në mars të vitit 2014, Genc Balla në xhaminë e Unazës së Re thotë:
"Allahu u premton se nuk do të ketë ndihmë për mosbesimtarët në botën tjetër, as Saliu, as Rama, as Putini, as Bushi, as Obama".
Ndërsa diçka më pak se një muaj më parë, Bujar Hysa predikonte në xhaminë e Mëzezit:
"Shtetarët tanë nuk kanë turp, ata janë mizorë, ata janë kelyshat e perendimit".
Në fakt urrejtja ndaj vlerave të perëndimit është e dukshme në shumë nga ligjërimet dhe bisedat e regjistruara. Kështu përsëri Bujar Hysa, në 17 janar 2014, në predikimin e tij thotë:
“Mos të mendojë dikush se perendimi, OKB apo NATO kanë dhimbshuri kur shikojnë. Ata bëjnë darka kur vriten muslimanët”.
Ndërsa Genci Balla në nje ligjërim në 21 shkurt 2014 thotë:
“Te gjithe besimtaret jomuslimane jane qafire. Çifutet dhe te krishteret jane miq te njeri tjeterit dhe mos i beni ata miq”.
Por midis përgjimeve të bërë nga shërbimi sekret shqiptar dhe policia gjenden edhe bisedat telefonike të të pandehurve, të cilët me sa duket ishin vënë në përgjim prej kohësh.
Kështu në një bisedë të treguar në gjyq shprehet shqetësimi se amerikanët dhe madje edhe disa nga vendet islame, aleatë të tyre, po mështesin ushtrinë e opozitës siriane kundër ISIS-it.
Ja seç thuhet në bisedën mes dy të akuzuarve:
672881626 : Ushtria e lire ka mbeshtetjen e perendimit, kan dal kta amerikanet kta gjeneralet ka dal mbreti Arabis Saudite kto vendet arabe qe ne nuk mbeshtesim asnje fraksion tjeter pervec ushtris se lire e kupton?
663 : Edhe Arabia Saudite ushtrin e lire mbeshtet?
672881626 : Po
663 : Po ca thu o burr?
672881626 : Pasha zotin po, Arabia Saudite mbeshteti Sisin, gjeneralin qe vrau gjashte mij veta prej vllezerve mysliman, i dha 12 miliard dollar.
663 : Ca thua ore?
672881626 : Po ca flet o burr, o Sadik Qima eshte afru fundi o Sadik Qima, maje mend ca jam tu te thon, ka ardh koha per tu zgjuar o vlla.
Të tilla përgjimë që i takojnë muajve të parë të vitit 2014, derisa u bë arrestimi i 9 të akuzuarve gjehen plot. Sipas akuzës ato provojnë nxitjen e urrejtjes racore, fetare madje edhe seksuale.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje