Revista
|
|
Mbrëmja e djeshme, u kthye në një kaos dizinformimi nga të gjithë mediat e vendit.
Rëndësia e lajmit tragjik dhe etja për informacion, nuk i justifikoi shpikjet hamendësuese, pas lajmit të ndarjes nga jeta si pasojë e një aksidenti të rëndë, deputetin e Partisë Demokratike Sokol Olldashi.
Të gjithë rendën të transmetonin titullin e ndarjes nga jeta të deputetit për gati 90 minuta transmetim direkt. Diku ishte në gjendje të rëndë, diku dyshohej dhe diku vdiq.
Kurajo prej diletanti të reporterëve apo edhe hamendësimeve nga studiot e televizioneve kombëtare, morën formë kur hodhën fjalë se në “udhëtimin e fundit” të deputetit kishte humbur jetën edhe ish-drejtori i Policisë Rrugore z. Shkëlzen Aliaj, i cili u detyrua me anë të një bisede telefonike të përgënjeshtronte lajmin e rremë, sigurisht për të qetësuar edhe miqtë e të afërmit.
Momente të kësaj dalldie nuk ndalen këtu, vetëm pak minuta më pas u hodhën deklarata se në automjetin e deputetit ishte pasagjere edhe ish-zëdhënsja e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, Arminda Qylafku, e cila edhe kjo sipas burimeve të reporterëve kishte mbetur e vdekur në vend gjatë aksidentit tragjik.
Vetëm mëngjesin e sotëm, nga kontaktet e drejtperdrejta, bëhet me dije se Arminda Qylafku ka qenë në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja dhe pasi ka marrë lajmin e hidhur për personin me të cilin ajo ka punuar për krahë në ministrinë e sipërpërmendur, është drejtuar pranë morgut të QSUT, ku u dërgua dhe trupi pa jetë i deputetit Sokol Olldashi.
Në mesazh e faqes së saj në Facebook, Qylafku e pikëlluar shkruan, “Miku im i dashur, nuk e besoj që ti nuk je më mes nesh, U prefsh në paqe!
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje