Revista
|
|
TURQIA: Vitet e para te shekullit te XIV shenojne fillimet e Perandorise Otomane. Ne ate kohe, per t’u shpetuar kercenimeve monogole, disa pjese te popullsise me preardhje turke fillojne te transferohen drejt pjeses veri-perendimore te gadishullit te anadollit, e cila ne ate periudhe ishte pjese e Mbreterise Selgiuchide, me lidhje shume te ngushta nga ajo qe mbetet nga Perandoria Bizantine.
Themelues i dinastise eshte Osmani (ose Uthman Othman) prej se cilit do te rrjedhe me vone dhe emri i Perandorise se madhe.
Sipas nje imaghi qe i ka rezistuar kohes, turqit e pare ishin diçka e ndermjetme midis barinjve dhe luftetareve te zellshem fanatike te fese.
Nuk ka asgje me te gabuar.
Eshte e vertete qe ata jetonin ne grupe, por perveçse ishin barinj ata merreshin edhe me agrikulture dhe pas sukseseve te para ushtarake pergjate bregdetit te Detit Marmara, filluan menjehere nga ndertimet ne qytetet e pushtuara.
Persa i perket fese, ajo ishte e tipit tribal dhe pak a shume disidente ne krahasim me traditen myslimane, me mbledhje sekrete dhe dishepuj. Otomanet ndodhen qe ne fillim ne morsen e dy fuqive, ate te mongoleve dhe ate te bizantineve, por duke shfrytezuar perçarjet e te tjereve, ne vend qe te shtypen ata ia dalin mbane te lene gjurmet e tyre ne histori.
Gjate gjysmes se dyte te shekullit XIV shkojne pertej Bosforit duke shkelur ne kontinentin evropian.
Pushtojne shume zona te Rumelias (Bullgarise se sotme) duke perdorur si avantazh dobesine momentale te carit bullgar dhe te perandorise serbe.
Ne frontin e Anadollit, pas sukseseve te para, situata peson nje paralize te menjehershme. Tamerlano mposht sovranin osman Byazed ne betejen e Ankarase (1402) duke copetuar keshtu unitetin shteteror osman qe ishte arritur me shume veshtiresi ne ate rajon.
Nje tjeter armik i eger ishte Venecia, nje nga fuqite me te medha detare, qe ruante monopolin e tregetise drejt levantes dhe brigjeve te Detit te Zi.
Venecia ushtron gjithashtu nje supremaci ne zonen e Dardaneleve dhe eshte mbrojtesja e krishterimit ne Lindje.
Nga viti 1400 deri ne 1451 perplasjet mes Venecia-s dhe Perandorise Otomane do te jene gjithmone ne rendin e dites.
Dy flota kundershtare perballen pergjate gjithe brigjeve qendrore lindore te Mesdheut: nga Durresi ne Lepanto, nga Selaniku deri ne Gallipoli. Anijet turke dhe mbi te gjitha admiralet e tyre, nuk jane akoma ne lartesine e atyre te “Serenissima-s”, por sidoqofte sukseset nuk mungojne.
Ne vitin 1430 Venecias i marrin Selanikun.
Do te qendroje ne duart e turqve deri ne vitin 1912.
Ne vendet jo bregdetare, gjysma e shekullit XV, sjell konsolidimin e pozicionit ne Ballkan.
Serbia eshte nenshtruar nderkohe qe Mbreteria e Hungarise eshte “zbutur” dhe eshte vene ne kondita te cilat nuk i lejojne te pengoje pushtimet e Perandorise.
Ne pjesen me te madhe te Anadollit, fuqia e sulltanit eshte bere e njohur dhe kundershtimet e sulltaneve lokale jane zbutur. Por momenti me i rendesishem i kesaj epoke, i cili i dha Evropes idene e vertete te fuqise otomane, eshte pushtimi i Kostandinopojes, ne vitin 1453, pas vetem dy muaj luftimes.
Viti 1407; Murati i II, sulltan i Perandorise Turke, ne saje te ushtrise me te forte ne bote, shtrin kufijte e Perandorise gjigande ne çdo drejtim.
Nder popujt qe kane marre vendimin te mos i perulen zgjedhes se tij, bejne pjese edhe disa principata te vendosura ne trojet e Shqiperise. Nder te gjitha, principata me e dallueshme eshte ajo e Kastrioteve, e drjetuar nga kryetari i familjes, Gjon Kastrioti.
Ne vitin 1430, ushtrite turke mposhtin perfundimist vendasit rebele dhe vrasin pa meshire te gjithe roberit e luftes te mbledhur ne sheshin e betejes.
Turqit nuk i marrin jeten Gjon Kastriotit, por çmimi qe ai duhet te paguaje eshte i madh.
Duhet te shnderrohet ne myslimam, t’i jape Perandorise Turke rajonin e rendesishem strategjik te Dibres dhe keshtjellen e Stefigradit ne veri te Shqiperise, duhet te heqe dore gjithashu nga kryeqyteti, Kruja, te behet vasall i Sulltanit, t’i paguaje taksa dhe te kontribuoje me ushtrine e tij, ne luftrat e otomaneve ne Ballkan, por mbi te gjitha t’i jape sulltanit ne ngarkim te gjithe femijet e tij meshkuj (njeri prej te cileve ruan te drejten te behet trashegimtar pas vdekjes te se atit, nderkohe qe sulltani i mban djemte e Kastriotit, me premtimin qe nuk do te pengoje formimin e tyre te krishtere).
Keshtu, ne nje mengjes pranvere, nen syte e trishtuar te prinderve e te popullit, ushtaret e Muratit te II marrin peng djemte e Gjon Katriotit.
Duket sikur ne ate moment po shenohet fundi i Principates se Kastrioteve…
HARTA E SHQIPERISE 1443 - 1449
Burimet:
- Gjergj Kastriot Skenderbeu
- Fragment nga libri “Skenderbeu, nje hero modern” shkruar nga Gennaro Arancione
- Fragment nga libri “Historia e Perandorise Otomane” shkruar nga Alessandro Frigerio (Argo Editore).
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje