Revista
|
|
Sic mund ta keni vene re, ne shqiperi forcat e rendit ka arrestuar disa persona per pedofili. Dicka "e re" deri me tani? Por duhet theksuar se e gjithe kjo levizje u vu ne alarm pas gjetjes se autorit te vrasjes makaber te 11-vjecarit Julian Celes. Autori i kesaj vrasjeje u zbulua pasi nje nga vitkimat e tij arriti te shpetoje duke treguar cdo gje.
Po ne shoqerine shqiptare ekzistonin pedofilet apo vetem kohet e fundit e kemi marr vesh rrezikshmerine tyre?
Nje nga faktoret se ne shoqerine shqiptare ekzistojne pedofilet eshte vete shoqeria shqiptare duke lejuar martesat nen moshen 18 vjec. Per arsye ose nje tjeter, ne shume zona rurale e pse jo edhe ato urbane, martesat mes meshkujve ne moshe me te madhe dhe vajzave nen 18 vjec jane bere nen hunden e te gjithve, e shpesh here duke u gezuar se filani arriti ta heqe vajzen qafe nga shtepia para se ajo ti ngelte ne dere.
Ndryshimi mes nje martese dhe nje rasti pedofilie
Me dashje ose padashje, martesa mes nje mashkulli me moshe te madhe dhe nje vajze adoleshente eshte nje lloj pranimi se kjo gje eshte normale. Akti seksual, ne kete rast eshte vetem nje hallke e ketij turpi shoqeror. Puberteti ne shoqerine shqiptare merret si stad i pjekurise femerore ku femra nga ky moment mund te jete dhe grua.
Per fat te keq ky perceptim ka krijuar nje mentalitet ku te qenit pedofil nuk krijon idene e nje krimi. Duket se ne kete kompleks ka rene dhe vete shteti shqiptare ku rastet e pedofilise jane trajtuar si krime te dores se dyte apo te trete. Policia shpesh here i ka trajtuar keto raste si deshire te vajzes duke mos menduar traumen qe ky krim krijon. Pjese e kesaj behen dhe gjykatat ku ndeshkueshmeria eshte qesharake. Mund te citojme vendimin e dhene per Ardian Prrenjasin pak vite mepare nga gjykata per te njejten akuze pedofilie:"I dhame nje denim te lehte sepse na u dukt se ishte i penduar".
Besimet fetare si mbeshtetes te pedofilise
Pjese e ketij sistemi behen dhe besimet fetare. Si Musulmanet ashtu dhe besimet e krishtera lejojne martesat qe ne moshe te vogel. Martesa islamike citon:"Në të drejtën islamike klasike nuk ka moshë minimale për martesë. Sharia e lejon realizimin e martesës së vajzave prej moshës 9 vjeç ose me fillimin e pubertetit që përcaktohet për vajzat me fillimin e menstruacioneve".
Ndersa per besimin e krishtere ato ndryshojne sipas vendimeve ipeshkvnore qe ndermerren. Vendimi i pare eshte marre ne konferencen ipeshknore ne vitin 1215 ku percaktohej se mosha e minimale e marteses eshte per mashkullin 16 vjec ndersa per femren 14, kjo e percaktuar edhe sot nga Kodi i se drejtes Kanonike.
Nderhyrja e besimeve fetare ne martesa apo percaktimi i moshave minimale "ligjeron" disa dogma shoqerore. Shpesh here eshte e veshtire te kuptohet nese eshte vullneti i vajzes apo jo qe ajo te martohet ne moshe te vogel. Kjo per shkak te nderhyrjes se familjeve qe duan martesen e vajzes duke qene akoma e virgjer.
Fatmiresisht, kjo nuk eshte e mundur ne martesat civile sepse partneret duhet te jene me moshe minimale 18 vjec.
Sot, krimi pedofilise ne shoqerine shqiptare duket si dicka e re, por eshte e nevojshme qe te merren masa te forta si ne parandalimin e tij ashtu edhe ne denimin.
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje