Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Pavaresia e Kosoves me 4 shkurt
Publikuar me 27 Jan 2008

Pavaresia e Kosoves me 4 shkurt

Shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, ka propozuar 4 shkurtin si datë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Të gjitha mediet sllovene kanë transmetuar të dielën shkrimin e gazetës italiane,"La Republika", për të cilën një diplomat italian ka bërë të ditur se – shefi i diplomacisë britanike, David Miliband, gjatë takimit në Kranj të Sllovenisë, ka propozuar që Kosova të shpall pavarësinë më 4 shkurt, një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Ky diplomat italian, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka bërë të ditur se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do ta njohin pavarësinë e Kosovës – nëse Kosova e përshtatë datën e shpalljes së pavarësisë me BE-në. Sipas gazetës "La Republika", Gjermania dhe Franca përkrahin më shumë qëndrimin italian që, shpallja e pavarësisë së Kosovës të mos bëhet para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë – pasi që kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, do të mund të kishte probleme me njohjen e pavarësisë së Kosovës, për shkak të problemeve që ka në vendin e tij me separatët baskë. Kjo gazetë italiane po ashtu citon këtë diplomat të ketë thënë se – para se gjithash bëhet fjalë për shpallje të koordinuar të pavarësisë dhe jo të njëanshme – gjë që ka dallim të madh, para se gjithash dallim politik. Spanja, Hungaria, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja janë shtetet që më se paku anojnë kah njohja e pavarësisë së Kosovës, megjithatë, është e qartë se, Evropa do ta përkrahë këtë pavarësi, që do të bazohet në Planin Ahtisaari, shkruan në gazetën "La Republika".


1642
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI