Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Patrizia rrëfen natën në “shtratin e Putinit” me Silvion
Publikuar me 23 Kor 2009

Patrizia rrëfen natën në “shtratin e Putinit” me Silvion

Në Itali janë publikuar bisedat telefonike mes një lidhjeje të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe një prej vajzave ‘eskortë’ në festat e shumëpërfolura të tij që bëri publike marrëdhënien me të Patrizia D’Addario. Në to flitet për natën e kaluar së bashku më 4 nëntor 2008. Këto janë provat që gruaja thotë të vërtetën. Nga prezantimet me emrat e sajuar si Alessia apo Clarissa, në takimin pas dushit në “shtratin e Putinit”, deri tek bisedat me Giampaolo Tarantinin, dhe një “mirupafshim e dashur” nga Berluskoni. Bisedat janë publikuar ekskluzivisht në gazetën “L’espresso”. Në këto regjistrime duken qartë disa nga deklaratat që vajza i ka bërë edhe nëpër intervista dhe gjykata, dhe shfaqet vërtetësia e tyre në audiot e regjistruara në Pallatin Grazioli. Gjithçka nis në mes të tetorit 2008 ku tregohet skena e vajzave që presin të shoqërohen nga kryeministri me ‘barsoleta dhe këngë’. Berluskoni komenton i kënaqur, duke shpjeguar se ka porositur veshje të veçanta për një teatër, duke nxitur kuriozitetin e vajzave. Kjo është hera e parë e Patrizia d’Addarios në Pallatin Grazioli. Hera e parë në mes të tetorit kur ajo tregon se nuk ka qëndruar tek kryeministri. Më pas në biseda del se kryeministri i kishte premtuar ta ndihmonte me punën e saj në një kantier. Në kasetat e regjistrimit, është edhe nata e kaluar nga Patrizia, në Pallatin Grazioli, rreth dy javë më vonë. Eshtë 4 nëntor. Atë natë Barak Obama bëhet presidenti i SHBA-së. Po atë natë kryeministri ftonte d’Addarion të futej, pas dushit në “shtratin e Putinit”, ku ai do ta ndiqte pak më pas, ndërsa në sfond është kolona zanore e muzikalit “Scugnizzi”. A e dinte Berluskoni se d’Addario po prostituonte? Nga regjistrimet nuk është e mundur të vendoset kjo, por në telefonatën mes d’Addarios dhe Giampaolo Tarantinit pas natës së kaluar me kryeministrin thuhet se: “Nuk më dha asnjë zarf”. Dhe Tarantini përgjigjet: “Vërtetë?”. Zëri i tij lë të kuptohet ndjesinë e habisë. Edhe nëse dialogu vazhdon më qetë, kur Patrizia thotë se kryeministri i ka premtuar ndihmë për kantierin: “Duhet ta besoj?”, pyet Patrizia. “Nëse e thotë ai...”, përgjigjet “Giampi”. Pastaj bie sërish telefoni: është Berluskoni që i telefonon Patrizias, duke i shpjeguar se i ishte dashur të mbante një fjalim, ku kishte dalë shumë mirë, dhe se po nisej për në Moskë.                   “L’espresso”

Mesi i tetorit 2008: Patrizia po hyn në Pallatin Grazioli. I kërkon shoqëruesit se si të sillet me Berluskonin
Patrizia: Po tani do hamë darkë, por pastaj? .. rreth çfarë ore zakonisht ....
Shoqëruesi: ... Unë nuk e di ... presidenti është pak tip që ‘këndon, bën qejf .. .... bën shaka”
Patrizia: Edhe ne mund të këndojmë?
Shoqëruesi: .. po pastaj bëhet si shumë ... Por ... nuk ka problem
Berluskoni vjen për te vajzat. Ndërmjet shakave dhe të qeshurës nis festa
Zë djali: Clarissa ...
SB(Silvio Berluskoni): Përshëndetje, jeni mirë?
Vajza: Absolutisht
SB: Përshëndetje 
PD (Patrizia D’Addario): Alessia
SB: Ah, sa bukur ... komplimente
PD: Faleminderit!
Gruaja: Të gjithë me të zeza!
SB: Ahhh!
Zë djali: Të gjithë me të zeza!
Vajzat: Të gjithë me të zeza!
SB: Unë mendoj se ndër të tjera ... se për teatrin tonë, porosita 22 kostume, ju e dini ato kostume ... ata u bënë.
Zë djali: Harroni diçka?
SB: Pra, ju ... nga jeni?
PD: “Unë jam nga Milano, por jetoj aktualisht në Bari ...
SB: Me çfarë merresh?
PD: Unë kujdesem për pasuri të patundshme, nuk po më ecën mirë sepse vetëm është disi e vështirë
Është ‘4 nëntor, kanë kaluar dy javë. Obama është gati për t’u zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, Berluskoni dhe Patrizia janë në “shtratin e Putinit”
SB: Këtë (libër?) e kam vizatuar unë
PD: E keni bërë shumë mirë
SB: Herën e fundit e kishe?
PD: Po
SB: Ishe edhe herën tjetër?
PD: Po
SB: Pa shiko... Po kjo? Merre
PD: Jo, këtë jo
SB: Është më e bukura
PD: Kjo është e bukur
SB: Merre këtë, dhuroja dikujt
PD: Jo
SB: Jo, do të ishte humbje
PD: Edhe këtë e ke përgatitur ti?
SB: Kjo është një ide e imja, por nuk e kam dizenjuar unë. Pa shiko...si është bërë. Këtë e ka bërë një miku im. Që më bën të gjitha gjërat...unë, po bëj një dush... edhe unë... e pastaj, pastaj më prit në shtrat nëse mbaron përpara meje!
PD: Cilin shtrat.. atë të Putinit?
SB: Atë të Putinit
PD: Ah sa i këndshëm..ai me perde
Në sfond ka këngë
Është 5 nëntor. Patrizia komenton me Giampaolo Tarantinin natën e kaluar me kryeministrin
PD: Alo, mirëdita!
GT: Mirëdita
PD: Si je?
GT: Mirë
PD: Nuk mbyllëm sy mbrëmë
GT: Eh e imagjinoj, si shkoi?
PD: Mirë, Por ama asnjë zarf
GT: Vërtetë?
PD: Të betohem. Si ka mundësi? Ti më kishe thënë se do të kishte një zarf. Më bëri një dhuratë, nuk e di, një breshkë
GT: Ah!
PD: E më pas më bëri një premtim
GT: Që?
PD: Që..epo po ta them ty, në fund të fundit ti ruan gjithçka, më tha se do të më dërgonte njerëz në kantier, e tha ai kështu që, duhet ta besoj?
GT: Po, po e tha ai. I dhe numrin tënd?
PD: Po, i dhashë numrin tim, e kërkoi sot në mëngjes bashkë me mbiemrin tim dhe tha se do të më ndihmonte me kantierin duke dërguar njerëz.
GT: Epo mirë pra, mirë.
PD: Pastaj më tha se do të më shohë përsëri me një shoqe sepse.. me dy..
GT: Po si? Në çfarë ore u ktheve?
PD: Tani, tani që po të telefonoj
GT: Po ku je, në hotel?
PD: Po, tani.
GT: Shihemi për një kafe?
PD: Po nëse do jemi këtu në hotel, nuk dimë as në çfarë ore duhet të nisemi?
GT: E dashur, të dërgova një mesazh dje.
PD: Ah, ishte shkruar orari kur duhet të nisemi? Se Barbara tha, sapo mbërrita më tha ‘E more zarfin, 5000 euro? Unë thashë jo, unë nuk mora asgjë.
GT: Doja të të thosha diçka, tha gjë për mua, apo jo?
PD: Më pyeti vetëm prej sa kohësh njihemi unë dhe ti dhe unë i thashë prej shumë kohësh, bëra mirë?
GT: Të lumtë, po.
PD: Unë i thashë se njihemi prej shumë kohësh, Barbara është mikja ime i thashë, ai tha se ka një mike dhe do që ajo të më lëpijë.
GT: Ahahahah
PD: Të betohem, kështu më tha. Shumë i dashur, gjithë natën nuk kemi fjetur.
GT: Eshtë i zoti ai!
PD: Pastaj ai vetë më pyeti për kantierin, i thashë se po e menaxhoj vetëm, por nuk është kollaj në jug, një vajzë vetëm, edhe pse është diçka goxha e madhe dhe ai më tha se do më dërgojë dikë, shpresoj të jetë e vërtetë!
Menjëherë, Berluskoni i telefonon Patrizias. Komenton mbrëmjen e më pas ai niset për në Moskë
PD: Alo?
SB: Si je këtë mëngjes?
PD: Si jam?
SB: Këtë mëngjes?
PD: Mirë!
SB: Çdo gjë në rregull?
PD: Po..ti?
SB: Unë po, kam punuar shumë, këtë mëngjes bëra një përurim, mbajta një fjalim shumë të bukur, me duartrokitje dhe nuk dukesha i lodhur!
PD: Eh në fakt si unë, nuk më vjen gjumë, nuk kam fjetur, më ka ikur vetëm zëri.
SB: Bah si ka mundësi? Nuk kemi bërtitur.
PD: Eh pra nuk kam bërtitur, kush e di pse më ka ikur zëri, e di? Sepse kam bërë dush, 10 herë me ujë të ftohtë se ndjeja nxehtësi.
SB: Mirë dëgjo, çdo gjë në rregull?
PD: Po, në rregull.
SB: Unë po nisem tani për në Moskë. 
PD: Mirë.
SB: Të telefonoj kur të kthehem eh?!
PD: Ok, të puth fort edhe ty.
SB: Mirupafshim!
PD: Mirupafshim!
SB: Mirupafshim e dashur!
Gruaja: Mirupafshim të puth!


1273
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI