Llogaria ime
Veriu Portal
Revista

Pasaporta me emra shqiptarë për Gardën Revolucionare të Iranit
Publikuar me 12 Dhj 2011

  Pasaporta me emra shqiptarë për Gardën Revolucionare të Iranit

Share

Nga Gjergj Thanasi

Pajisja me pasaporta biometrike ka qenë një detyrim për shqiptarët për të udhëtuar pa viza në Europë. Heqja e kufizimeve ishte një dhuratë në prag të Krishtlindjeve të vitit 2010. Pasaporta të tilla janë shumë të besueshme dhe një barrierë e fortë për kriminelët e terroristët për të penetruar në Europë nën emra fals. E vetmja mënyrë për t’iu shmangur sistemit është të bashkëpunosh me autoritetet shqiptare që lëshojnë pasaportat duke vjedhur identitetin e dikujt tjetër.

Për fat të keq kjo ka ndodhur në Shqipëri. pothuajse që nga fillimi, policia kufitare shqiptare dhe ato të Europës, kanë zbuluar individë me pasaporta biometrike shqiptare të rregullta pasi kanë ‘vjedhur’ identitetin e dikujt tjetër. Gjykuar nga ajo që paraqesin mediat shqiptare, diçka e tillë ndodh përditë.

Mbajtësit e pasaportave të tilla të falsifikuar variojnë që nga shqiptarët etnikë të Kosovës (ata akoma kanë nevojë për viza për të udhëtuar) deri tek shqiptarët, të cilëve iu është ndaluar të udhëtojnë në vendet evropiane. Identiteti i ri i ndihmon ata të udhëtojnë dhe qëndrojnë në Europë për 90 ditë pa asnjë vështirësi. Ka raste kur edhe kriminelë të dënuar ose individë të kërkuar janë pajisur me një pasaportë biometrike me identitet të ri, duke shmangur drejtësinë dhe duke lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal në Europë dhe në Shqipëri. Mediat shqiptare si gazeta Investigimi (shkrim i Durim Sulës) dhe Bulevardi (shkrim i Dr.Idriz Tafa), kanë bërë publike provat se terroristë nga Jemeni ose elementë të Gardës Revolucionare të Iranit, të ashtuquajturit Quds Force, kanë pasaporta biometrike shqiptare me emra e mbiemra tipikë shqiptarë.

Zoti Armand Teliti, drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Gjendjes Civile, gjatë një seance në nënkomitetin e sigurisë të parlamentit shqiptar, duke iu përgjigjur deputetëve Gazmend Oketa dhe Gazmir Bizhga pranoi se autoritetet shqiptare kanë zbuluar mbi 500 raste të pasaportave biometrike të lëshuara për persona me identitet të vjedhur. Media shqiptare ka akuzuar direkt zotin Teliti si pjesë e këtij sistemi për lëshimin e pasaportave biometrike. Në disa raste ka pasur arrestime të punonjësve të shërbimit civil dhe të kompanisë Aleat në zona të thella. Raste të tilla janë nën gjyki8m ose kanë marrë dënime të vogla ose gjoba.

Askush përveç grupeve kriminale nuk e di sa është numri i pasaportave false që janë lëshuar. Po ashtu vetëm ata e dinë identitetin e mbajtësve. Sipas gazetës Investigimi, specialistë amerikanë të sigurisë po punojnë në mënyrë aktive me shërbimin sekret shqiptar për të identifikuar qytetarët iranianë të pajisur me pasaporta biometrike shqiptare. Gazeta citon burime brenda SHISH që e lidhin vrasjen e djegien e trupit të Isa Çopës, një zyrtar i lartë i SHISH (në fund të tetorit në rrethinat e Durrësit dhe porti kryesor i Shqipërisë) me çështjen e qytetarëve iranianë të pajisur me pasaporta biometrike shqiptare, të cilët kanë emër e mbiemër shqiptar.


1382
  
0

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI

doni

kjo eshte e kote fare,

ku i moren te dhenat keta dy gazetaret, (nga ushtri e Iran,terroristed e Jemenit, apo CIA) ne qofte se keta gazetar jan kaq te lidhur me njeren nga ato deg, ateher cfar bejne ata qe shkrujne per gazetat shqiptare, te vijne ne angli bajne ma shume lek.

por sic thashe ky eshte nje artikull pa lidhje pa as edhe nje prove.

Hënë, 12 Dhjetor 2011 13:08